Futboll
Cila shtete dhe klube fituan më shumë nga Kupa e Botës?
Klubet e UEFA-s kanë përfituar pjesën më të madhe të të ardhurave, 78%, ose ndryshe 157,8 milionë dollarë
Edhe klubet u gëzohen rritjes së fitimeve nga Kampionati Botëror i Futbollit 2018. FIFA bëri të ditur se u ka shpërndarë 416 klubeve, të 63 federatave të ndryshme, për pjesëmarrjen e lojtarëve në Kampionatin Botëror të Futbollit që u zhvillua në Rusi në total 209 milionë dollarë.
Klubet e UEFA-s kanë përfituar pjesën më të madhe të të ardhurave, 78%, ose ndryshe 157,8 milionë dollarë, transmeton ‘monitor’.
Ndër Federatat kombëtare dominon ajo e Anglisë, me 37,4 milionë dollarë. Pas saj është Spanja (22,5 milionë), Gjermania (18,9 milionë), Italia (17,4 milionë) dhe Franca (15,3 milionë), përcjell albinfo.ch.
Pa dyshim, dhjetë klubet që kishin më shumë lojtarë në ekipet përfaqësuese të Kupës së Botës dhe që do të marrin edhe pjesën më të madhe të fitimeve janë klube të mëdha evropiane.
Manchester City renditet i pari, me 5 milionë dollarë. Klasifikimi vijon me: Real Madrid CF, Tottenham Hotspur FC, FC Barcelona, Paris Saint-Germain FC, Chelsea FC, Manchester United FC, Club Atlético de Madrid, Juventus FC dhe AS Monaco.
Ndër të tjera, klubet e mëposhtme do të marrin më shumë se 1 milion dollarë: Al Ahly (Egjipt), Al-Ahli FC (Arabi Saudite), CF Pachuca (Meksikë), CA Boca Juniors (Argjentinë), FC Copenaghen (Danimarkë), Celtic FC (Skoci), RSC Anderlecht (Belgjikë), AFC Ajax dhe Feyenoord Rotterdam (Holandë).
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë















