Lajme
Cila ngjyrë përfaqëson vitin 2022?
Sipas psikologut të njohur zviceran, Carl Jung, “ngjyrat janë gjuha amtare e pavetëdijes”.
Përveçse përbëjnë një element thelbësor në dizajn, ngjyrat ngjallin emocione, nxisin gjendje shpirtërore dhe janë një mjet i fuqishëm marketingu për të ndikuar tek audienca në ditët e sotme.
Por, cila është ngjyra që do të përfaqësojë më së miri vitin 2022?
Sipas Pantone, një kompani që ka krijuar një standard në industrinë e dizajnit sa u përket ngjyrave, ‘Very Peri’, një nuancë midis vjollcës, lejlasë dhe blusë, është ajo që përfaqëson më së miri vitin 2022.
“Veri Peri, një simbol i tranzicionit nëpër të cilin po kalojmë globalisht, një nuancë që ilustron larminë e jetës moderne dhe se si trendet e ngjyrave në botën dixhitale po manifestohen në botën fizike dhe anasjelltas”, deklaroi Pantone.
Pantone është një kompani që operon prej vitit 1950 në New Jersey, e njohur për sistemin e saj të kombinimit Pantone (PMS), që prodhon ngjyra që përdoren në një sërë industrish, veçanërisht dizajnin grafik dhe në industrinë e modës, në formë fizike dhe dixhitale.
Drita e diellit dhe prizmat ishin katalizator për fillimet e teorisë së ngjyrave në vitet 1660. Isaac Newtoni, përpara se t’i vinte ideja gjeniale e teorisë së gravitetit nën një pemë me fruta, eksperimentoi me spektrin e ngjyrave, duke arritur në përfundimin se ngjyrat janë gjatësi të ndryshme të valëve të dritës. Në fillim të shekullit të 18-të, Njutoni rikrijoi rrethin kromatik.
Dyqind vjet më vonë, Carl Jung studioi se si ngjyra ndikon te njeriu. Teoria e Jungut ishte fillimisht e projektuar për terapi psikiatrike.
E kuqja shpesh përdoret për të shprehur urgjencë. E verdha lidhet me kreativitetin dhe argëtimin. bluja, pjesa e spektrit që strehon edhe ‘Very Peri’ të vitit 2022, është një ngjyrë që frymëzon cilësitë e mbështetjes dhe besimit.
Si vendoset se cila është ngjyra e vitit?
Procesi i përzgjedhjes së ngjyrës së vitit është rezultat i analizës së trendit. Pantone thotë se ekspertët e tyre të ngjyrave monitorojnë trendët në gjithë botën, duke kërkuar kombinimin më të përshtatshëm të ngjyrave. Pas përzgjedhjes, ngjyra e vitit kthehet në një trend, sidomos në botën dixhitale, duke ndikuar në industri të ndryshme, si marketingu, dizajni, moda. Për këtë, mos u habisni nëse ‘Veri Peri’ do të fillojë të shfaqet më shpesh para syve tuaj!/Euronews.al
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













