Lajme

Është mace endacake, por më e bukura dhe unike në botë

Macja endacake nga Bullgaria u kthye në top temë për ngjyrën e saj jeshile

Pa dyshim se ju mund të keni parë lloje të ndryshme të maceve në jetën tuaj. Disa mace janë të mëdha, disa janë të vogla, disa janë të zeza, të tjera janë të bardha.

Të gjithë macet janë të adhurueshme dhe simpatike, transmeton albinfo.ch.

Por, a keni parë ndonjëherë një mace me çime jeshile. Nëse jo akoma, atëherë Albinfo.ch. ju sjell macen më të veçantë në botë.

Gjëja qesharake është se kjo mace për të cilën po flasim nuk është lyer nga askush me ngjyrë. Macja ka një histori shumë unike. Pavarësisht se pamja e saj i befason të gjithë, kjo mace nuk është ndryshe përveç ngjyrës së saj.

Macja jeshile për të cilën bëhet fjalë është mace endacake që jeton në Varna të Bullgarisë, transmeton tutje albinfo.ch.

Kur njerëzit vunë re macen, ata menduan se macja ishte ngjyrosur dhe se kjo ishte një rast i mizorisë së kafshëve, ku njerëzimi po bënë keq me to. Në fakt, njerëzit donin të ndihmonin macen kështu që ata filluan ta postonin në një faqe në Facebook për të zbuluar se kush ia ka bërë këtë gjë.

Me kalimin e kohës, njerëzit vunë re se përveç ngjyrës, nuk kishte asgjë të keqe me macen. Ishte plotësisht e shëndetshme.

Vendasit madje u përpoqën ta kapnin macen dhe t’i bënin një banjë, por askush nuk ia doli, sepse ngjyra e saj nuk ndryshoi edhe pas shumë tentimeve. E vetmja gjë që njerëzit mund ta kapnin macen ishte në kamera. /Albinfo.ch