Gruaja
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijën e parë?

Në Francë mosha mesatare në të cilën gratë lindin fëmijën e tyre të parë vazhdon të rritet gradualisht, edhe pse rritja ka tendencë të ngadalësohet. Në vitin 2010 mosha mesatare ishte 28.1 vjet për gratë franceze (kundër 24.2 në vitin 1967). Ndryshimi në kohëzgjatjen e studimeve dhe në tregun e punës kanë ndikuar në këtë shifër, por jo vetëm: duket se francezët kanë vendosur të shijojnë më shumë jetën e tyre si të rritur para se të kenë fëmijë.
Për këta të rritur që duan me çdo kusht të fillojnë një familje pa nxituar megjithatë gjërat, hulumtuesit e Universitetit Shëndetësor të Roterdamit ofrojnë një studim interesant. Duke u bazuar në sjelljen e shumë çifteve, si dhe në shifrat e fertilitetit sipas moshës, ata u japin grave moshën ideale për të pasur në fëmijë të parë në bazë të numrit të fëmijëve që ato dëshirojnë të kenë. Pse femrave? Sepse fertiliteti i tyre fillon të zbresë që nga mosha 30-vjeçare dhe më shumë dhe më shpejt pas moshës 35, thekson New Scientist. Burrat nuk e kanë këtë problem, ata mund të bëjnë fëmijë në çdo moshë, meqë fertiliteti i tyre zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme vetëm pas moshës 50-vjeçare.
Në përmbledhje, një grua që dëshiron të ketë tre fëmijë ka 90% shanse t’ia arrijë nëse lind fëmijën e parë në moshën 23-vjeçare, kundër vetëm 50% shans në moshën 35 vjet. Përdorimi i fekondimity in vitro (IVF) mund t’i shtyejë ato deri përkatësisht 28 dhe 36 vjet.
Studimi nuk thotë se përveç ndonjë problemi të fertilitetit, duke pasur fëmijën e saj të parë në fund të jetës mund të sjellë probleme të mëdha shëndësore. Duhet në të vërtetë një formë olimpike dhe një forcë mendore e palëkundshme për të arritur të kesh një fëmijë pas moshës 40-vjeçare.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët Gati 30 për qind më shumë urgjenca të lidhura me drogën që përfshijnë të mitur u...
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains