Kosova
Cila është e vërteta e bisedës me Radoiçiçit? – flet Mimoza Kusari – Lila
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për incizimin që u publikua mes saj dhe Milan Radoiçiçit, njeriut i cilësuar si kryeterrorist dhe organizatorit të sulmit të Banjskës.
Ajo tha se biseda me Radoiçiçin është zhvilluar pas insistimit të Sllavko Simiç, nënkryetarit të Listës Serbe, që Kusari-Lila të bisedonte me njeriun më të kërkuar nga drejtësia kosovare.
“Asnjëherë nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Radoiçiç, as nuk i kam kërkuar, as nuk e kam synuar të marrim prej tipi çfarëdo miratimi për çështje që janë diskutuar, ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiiçiç për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë, ai komunikim ka ndodhur këtu, kur e ka nxjerrë telefonin dhe me insistimin e tij e ka thirr dhe pastaj si është përdor kur është publikuar biseda me Sllavko Simiq janë bërë tema, këputje të disa bisedave që Sllavko i ka incizuar të gjitha, ka qenë shkelje e ligjit mbi privatësinë por pastaj i janë dhënë konotacione politike”, tha Kusari-Lila në A2CNN, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Lista Serbe dhe më pas opozita në Kosovë e përdori për të krijuar mendim se Lëvizja Vetëvendosje bashkëpunon me Listën Serbe.
Ajo tha se edhe vetë ishte kërcënuar nga Milan Radoiçiç në qershor të vitit 2022.
“Në qershor të vitit 2022 në një bisede të fundit me Simiq në zyrën time, pasi ka lexuar një letër që ka qenë kërcënuese në një farë forme nga Milan Radoiçiç e kam nxjerrë jashtë dhe aty kam përfunduar komunikimin, asnjë komunikim tjetër, as për çështje tjetër nuk kam pasur”, tha Kusari-Lila.
Në lidhje me ato incizime të publikuara, Kusari-Lila tha se ka tre procese gjyqësore, një për kërcënime ndaj saj që janë bërë nga individë për shkak të nxitjes së urrejtjes, një për Sllavko Simiq për regjistrim dhe shkelje të privatësisë dhe një për median që e publikoi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











