Bota
Cila është dhe sa “peshon” kompania më e vlerësuar në botë
Në mesin e 100 ndërmarrjeve më të vlerësuara në botë hynë edhe tri sosh nga Zvicra. Bëhet fjalë për kompanitë Nestle, Roche dhe Novartis
Koncerni gjigant i naftës “Saudi-Aramco” ka dalë në vitin 2019 ndërmarrja numër një në botë për nga vlera që i jepet në bursë. Vlera e saj është llogaritur në 1.88 bilionë dollarë amerikanë ose 188 miliardë dollarë, shkruan srf.ch.
Pas saj vijnë në radhë kompanitë e njohura amerikane të teknologjisë, so Apple, Microsoft dhe Google Konzern Alphabet.
Sipas institutit të njohur për vlerësime ekonomike Ernst and Young, në mesin e 100 ndërmarrjeve më të vlerësuara botërore nga bursat hynë edhe tri sosh nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për kompanitë Nestle, Roche dhe Novartis.
Gjiganti i industrisë ushqimore, Nestle zë vendin e 16-të në këtë listë në nivel planetar, ndërsa vendin e parë në nivelin evropian. Nestle vlerësohet me 323 miliardë dollarë.
Sikurse edhe viteve të tjera, lista kryesohet nga kompanitë amerikane. Nga SHBA vijnë 7 nga 10 kompanitë më të vlerësuara në botë, përcjell albinfo.ch. Apple me 1.29 bilion dollarë ka tejkaluar Microsoft-in, i cili vitin e kaluar ka mbajtur vendin e parë në top 10-shin botëror.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










