Sport
Çiklisti i Kosovës aksidentohet në Rio
Sipas raportimeve, Guri ishte dërguar menjëherë në emergjencë, por pas kontrollimit u tha nga mjekët se gjendja e tij është stabile
Çiklisti i vetëm kosovar Qëndrim Guri është përfshirë në një aksident rrugor në Rio de Zhaneiro të Brazilit. 22-vjeçari, sipas “DailyMail”, është goditur nga një veturë teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”, autostrada më e madhe në zonën perëndimore të Rios, shkruan albinfo.ch.
Sipas raportimeve, Guri ishte dërguar menjëherë në emergjencë, por pas kontrollimit u tha nga mjekët se gjendja e tij është stabile. Por, gjithnjë sipas tabloidit anglez, ambulanca që kishte ardhur për Gurin ishte vonuar plotë 40 minuta.
Lajmi për aksidentimin e tij u konfirmua edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Garën e tij në Lojëra Olimpike, Guri e përfundoi më 6 gusht, por ka shfrytëzuar mundësinë për të vazhduar në këto lojëra edhe pse është eliminuar.
“Daily Mail” tregon edhe për karrierën e tij dhe se ishte shpallur çiklisti më i mirë në Kosovë. Kosova mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, ku Majlinda Kelmendi arriti të stoliset me medaljen e artë.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











