Kuriozitete
Çifti udhëton 12 mijë kilometra për të rrahur nusen
Jasbir Kalsi 67-vjeçar dhe gruaja e tij Bhupinder pesë vjet më e re kanë udhëtuar gjatë për të “këshilluar dhe disiplinuar” nusen e djalit Devbir
Një çift indian ka udhëtuar rreth 12 mijë kilometra për të “disiplinuar” nusen e djalit të tyre, ka njoftuar policia në Florida.
Jasbir Kalsi 67-vjeçar dhe gruaja e tij Bhupinder pesë vjet më e re kanë udhëtuar gjatë për të “këshilluar dhe disiplinuar” nusen e djalit Devbir.
Nusja e tyre u gjet e mavijosur nga një polic të shtunën, pasi ajo i dërgoi mesazh prindërve të tyre.
Vjehrrit e saj dhe burri tani përballen me shumë akuza, përfshirë rrahjen.
Sipas raportimeve, vjehrri i saj ka pasur edhe një thikë me të cilën e kërcënonte vazhdimisht nusen.
Nusja 33-vjeçare ka thënë në gjykatë se ishte frikësuar që do të vritej.
“Jam shumë e frikësuar. Mbrëmë ai më thoshte se do të më vriste nëse e thërras policinë”, ka thënë ajo në gjykatë
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











