Jeta në Zvicër
Çifti shqiptar: 15 000 franga, për të kryer haxhin!
"Janë 12 000 franga, të cilat i kemi paguar për rrugën, hotelin bashkë me ushqimin dhe shëtitjet e tjera atje. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dy ose tre mijë franga që do t’i shpenzojmë atje, për dhurata dhe gjëra të tjera, atëherë kjo shumë arrin deri në 15 000 chf, për ne të dy", u shpreh Avdi Hasani, një shqiptar i besimit mysliman, i cili udhëtonte për në Mekke bashkë me bashkëshorten e vet
Ditët në vijim e gjithë vëmendja e myslimanëve të mbarë botës është përqendruar në Mekka, Arabinë Saudite, aty ku për çdo vit udhëtojnë rreth 3 milionë njerëz për të kryer adhurimin e pestë dhe të fundit, me të cilin obligohet çdo mysliman, i cili ka mundësi shëndetësore dhe financiare. Në një klimë të nxehtë dhe temperatura të larta, ky numër i madh i vizitorëve duhet të ndjekin një program shumë preciz të paraqitur nga organet kompetente të Arabisë Saudite.
Ceremonitë e haxhit pritet të fillojnë diku kah mesi i javës që vjen, ndërsa tani vetëm se numri më i madh i vizitorëve nga e gjithë bota janë vendosur në hotelet e shumta rreth e përqark Qabes, shtëpisë së Zotit. Agjencitë e ndryshme që veprojnë nga Zvicra i kanë filluar fluturimet, ndërsa disa prej tyre fluturimet e para pritet t’i realizojnë ditët në vijim.
Mësojmë se nga Zvicra udhëtojnë rreth 1200 haxhilerë, të cilët tashmë janë pajisur me vizat e posaçme për këtë udhëtim. Në mesin e tyre janë mbi 500 shqiptarë, të cilët udhëtojnë me agjensi të ndryshme udhëtimi.
Çmimet e larta, të cilat rriten për çdo vit, e bëjnë të vështirë kryerjen e këtij obligimi fetar, madje edhe për një numër të madh të myslimanëve që jetojnë në Zvicër. Një çift shqiptar, të cilët këtë vit do të udhëtojnë nga Zvicra, thanë për albinfo.ch se për të kryer këtë ibadet kanë pasur nevojë të kursejnë për një kohë të gjatë. “Janë 12 000 franga, të cilat i kemi paguar për rrugën, hotelin bashkë me ushqimin dhe shëtitjet e tjera atje. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dy ose tre mijë franga që do t’i shpenzojmë atje, për dhurata dhe gjëra të tjera, atëherë kjo shumë arrin deri në 15 000 chf, për ne të dy”, u shpreh Avdi Hasani, një shqiptar i besimit mysliman, i cili udhëtonte për në Mekke bashkë me bashkëshorten e vet.
Irfan Agushi
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













