Lajme
Çifti kosovar kujdeset për vajzën me nevoja të veçanta, të braktisur nga prindërit e saj
Një çift nga Fushë Kosova kujdeset për një vajzë, e cila ishte braktisur nga prindërit e saj biologjikë. Vajza, tash 14-vjeçare, është me nevoja të veçanta. Çifti thotë se do të kujdeset për vajzën derisa të kenë shëndet.
Janë bërë më shumë se 13 vjet prej se Shahe Sinani nga Fushë Kosova kujdeset për një vajzë me nevoja të veçanta, e cila ishte braktisur menjëherë pasi ka lindur nga prindërit e saj biologjikë.
Para 13 vjetësh, Shahe Sinani kishte shkuar që ta vizitonte djalin e vëllait të saj i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku e kishte parë një vajzë të vogël, të sëmurë dhe pa përkujdesje prindërore, shkruan Radio Evropa e Lire.
Problemet ekonomike që kishte në familje e saj, nuk e penguan Shahen që të strehonte vajzën.
“Më ka thirrur vëllai dhe kam shkuar që ta vizitoj djalin e vëllait dhe e kam parë këtë (vajzën) duke vuajtur. Kur e kam parë duke vuajtur, iu thashë, ku e ka nënën ky fëmijë? O, kishte qenë e uritur, do pure aty, tri ditë kemi shkuar, atë pure e ka ngrënë ai fëmijë. Nuk i hante vetëm i villte. Thashë: ‘Po t’i kisha kushtet, pa e marrë nuk e kisha lënë, por s’i kam, e si ta marr?!’”, thotë Shahe Sinani.
Për këto 13 vite, Shaha është përballur me vështirësi të ndryshme, mirëpo thotë se nuk ka hequr dorë asnjëherë nga përpjekja për të integruar vajzën në shoqëri. Por shpesh herë ajo është ndjerë keq për paragjykimet që ka hasur kur ka nxjerrë vajzën në publik.
“Unë e nxjerr ta shëtis, por që krejt të ndalen e ta shikojnë në këmbë, unë ende nuk kam parë. Hajde kur ta qet njeriu më së pari, por çdo natë e qes dhe t’ia ngulin sytë ashtu, është shumë keq. Ne jemi shumë të ngushtë. Nuk bën ashtu. Pastaj vajza nuk po del. ‘Qe nënë, po më shikojnë krejt!’ I thashë: ‘Jo nënë, po më shikojnë mua që jam plakur, s’je plakë ti, mua po më shikojnë jo ty’. Tha: ‘Jo, këmbët e mia po i shikojnë’”, tregon ajo.
Familja e Shahes është munduar që ta dërgojë në shkollë të rregullt vajzën, mirëpo mungesa e qasjes në objekte shkollore si dhe mungesa e asistentëve nëpër shkollë, kanë ndikuar që ajo të ndërpresë mësimin vazhdimisht.
https://www.facebook.com/evropaelire/videos/659635834569534/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











