Shqipëria
Çifti amerikan në “muaj mjalti” humanitar në Shqipëri
Një çift amerikan ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ta kaluar muajin e mjaltit, jo ashtu siç preferojnë çiftet e reja pas martesës.

Një çift amerikan ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ta kaluar muajin e mjaltit, jo ashtu siç preferojnë çiftet e reja pas martesës.
Matt dhe Brina përpara një jave patën ditën më të lumtur të jetës, duke kurorëzuar dashurinë e tyre. Katër orë pas martesës ata ndryshuan mendje, duke mos shkuar në muaj mjalti, por vendosën të vijnë një javë në Shqipëri si vullnetarë me një organizatë në juglindje.
“Unë dhe Brina jemi pjesë e një grupimi humanitar në Amerikë dhe dëgjuam një mikeshën tonë, e cila na lajmëroi se do të vinte në Shqipëri, ajo tregoi se ne duhet të njohim patjetër këtë vend, sepse këtu ka shumë nevoja që duhen ndryshuar dhe e ndiejmë të dy të vijmë për një javë qëndruar afër me komunitetin, të mësojmë rreth jush sesa të shkojmë në një muaj mjalti”, u shpreh Matt Dornacker për euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ata tregojnë se kur lajmëruan miqtë e tyre për këtë vendim, ata janë shokuar.
“U shokuan. Ama kur mësuan se ku ishte Shqipëria, çfarë problemesh ka këtu me varfërinë e të tjera, ata na mbështetën. Mua me duket sikur pas eksperiencës tonë miqtë e mi dhe familja jonë do duan të vijnë vet këtu, që ta ndiejnë nga afër dashurinë që ju jepni”, u shpreh Brina Book.
Të mahnitur nga mikpritja që u është bërë
“Kemi për më shumë se një javë që jemi këtu. Shqipëria është shumë vend i bukur, me e bukur nga çfarë pamë në internet, natyra, malet, fshatrat, njerëzit. Njerëzit janë kaq të dashur, kaq punëtorë. Ne i shohim kur punojnë nëpër toka, është inspiruese, ne nuk punojmë kaq shumë në Amerikë”, tha Brina Book.
Të pyetur nëse do të kthehen përsëri në Shqipëri, ata pa hezim përgjigjen: Patjetër, ne jemi besimtarë të krishterë dhe në bazë të besimit tonë na thuhet se ne duhet të duam njeri tjetrin por edhe ti shërbejmë atyre me mundësitë që ne kemi. Ndaj edhe unë dua të shkoj në Amerikë, të tregoj për atë cka pashe këtu dhe të rikthehem me më tepër mundësi të ndihmoj fëmijët, gratë, burrat e pleqtë që kam takuar. Patjetër që do rikthehem.
E me sa duket, çifti më i ri amerikan do të mbajë në kujtimet e tyre jo një muaj mjalti, por një muaj shqiptar plot në ndjenja reale të të shërbyerit e qenit human./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha Ekspertët e hedhin poshtë propozimin e Austrisë për kontrollin e çmimeve të ushqimeve, duke përmendur faktorë...
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik