Portrete të firmave
“Ciao Berto” nga Kosova prodhon enterierin tuaj në Zvicër!
Mund ta mobiloni një shtëpi me të gjitha hapësirat e saj me produktet e kompanisë Ciao Berto nga Kosova. Mund ta plotësoni të gjithë enterierin e një hoteli me produktet e kësaj kompanie.
Të gjitha të prodhuara në Kosovë, me teknologjinë më të fundit që siguron cilësinë e lartë dhe me dizajne unike që i përshtaten trendit dhe shijeve individuale. Kompania “Ciao Berto” merret me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobiljeve që nga themelimi në vitet e nëntëdhjeta. Gama e produkteve përfshin: kuzhina, dhoma të fjetjes, tryeza të ndryshme, komodina, sofa të madhësive të ndryshme, dyer të brendshme druri dhe dyer e dritare nga PVC-ja.
“Ciao Berto” ka dy pika shitjeje në Vushtri dhe Prishtinë dhe prej dhjetë vitesh eksporton produktet e bëra në Kosovë në shtete evropiane, kryesisht Zvicër, por edhe në Gjermani, Austri, Suedi dhe Norvergji. “Ciao Berto” merr pjesë për herë të parë në panairin më të madh të industrisë së ndërtimit Swissbau që mbahet çdo dy vjet në Basel, Zvicër.
Këndi me kuzhina, tryeza dhe dyer të brendshme poashtu edhe dyer e dritare nga PVC tërheq çdo ditë vizitorë të shumtë që interesohen për më shumë detaje të produkteve dhe mundësi bashkëpunimi.
Produktet janë të ekspozuara në një lokacion strategjik brenda hapësirës së panairit, në Halle 1.1/Stand B79. Bekim Krasniqi, anëtar i bordit të kompanisë, thotë: “Jemi në fazën që duam të zgjerojmë eksportin. Sapo kemi përfunduar fabrikën e re me kapacitet të shtuar dhe me teknologji prodhuese të avancuar me origjinë nga BE-ja. Mund të prodhojmë për shembull deri ne 180 dritare në ditë, ose 45 kuzhina në ditë. Zvicra është tregu që synojmë të zgjerohemi”.
Përveç Zvicrës, kompania synon të zgjerojë eksportin edhe në Gjermani e Suedi. Kjo është dhe arsyeja pse kanë vendosur të ekspozojnë ofertën në Swissbau, si një hap i duhur drejt përmbushjes së këtij vizioni. “Shumica e vizitorëve në dy ditët e para kanë qenë kompani të diasporës dhe jemi shumë të kënaqur me kontaktet që kemi krijuar.
Presim të fillojmë së shpejti me bashkëpunime të reja” shton Bekimi. Për Bekim Krasniqin, është kënaqësi kur dëgjon nga vizitorët komente se si befasohen që kjo cilësi prodhohet në Kosovë.
Deri tani, produkti më i pëlqyer janë kuzhinat.
Hapi i radhës për kompaninë “Ciao Berto” pas pjesëmarrjes në Swissbau është të materializojë bisedimet me një kompani të diasporës për hapjen e një salloni të përbashkët në Zvicër dhe të gjejë modalitetet më të mira për realizimin e kësaj ideje. “Duam të jemi sa më pranë klientëve në Evropë” thotë Bekimi.
Artikull i sponzorizuar
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














