Shkurt.ch
Christophe Darbellay: S’ka negociata të reja me Gjermaninë
Të shtunën Christophe Darbellay i quajti “të patolerueshme” dhe “të papara” sulmet e Social-Demokratëve gjermanë, të cilët janë shprehur kundër marrëveshjes për tatimet gjermano-zvicerane tatimore. Përballë delegatëve të partisë së tij, PDC-së, e mbledhur në Basel, ai përjashtoi çdo rinegocim të marrëveshjes me Gjermaninë.
Në fjalimin e tij për zgjedhjet më 23 shtator, ai tha që mbështet dispozitën kushtetuese për promovimin dhe trajnimin muzikor. Ndërsa the që ishte kundër iniciativës për duhanin pasiv si dhe kundër iniciativës me titullin “Siguria për banim në pension”.
Kryetari i PDC –së mendon se oferta e Zvicrës, e mirënjohur nga BE-ja, ishte “bujare”. Ndalja e tatimit është një shkëmbim shumë i më mirë sesa lëshimi i informacioneve, tha ai. Me marrëveshjen për taksat, Gjermania fiton të holla.
Refuzohet marrëveshja me Francën
Z. Darbellay refuzon edhe marrëveshjen e re për tatimin mbi trashëgiminë të nënshkruar në korrik me Francën. Sipas tij, teksti përfshin pothuajse të gjitha dispozitat e ligjit francez. Sipas tij, Franca do të fitojë para me kursimet e akumuluara nga njerëzit që kanë jetuar dhe kanë punuar në Zvicër.
Lidhur me politikën e azilit, z. Darbellay i rikthehet idesë së kreut policor në Jura, Olivier Guéniat, i cili kërkon që të regjistrohet AND-ja i azilkërkuesve. Nëse nuk ka bazë ligjore, ne mund të krijojmë një bazë duke përjashtuar ADN-në e grave dhe të fëmijëve.
Rreth 200 delegatë të partisë së PDC-së kanë miratuar shumicën e madhe të programit, i cili përcakton kushtet për suksesin e energjisë së përtërirë.
Christophe Darbellay në fund të fjalimit u tha delegatëve në mënyrë të qartë se ai ka ndërmend të mbetet kryetar i PDC-së deri më 2015.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












