Kosova
Chollet telefonin Kurtin e Vuçiqin
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka telefonuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para se këta të fundit të takohen në Ohër të shtunën e 18 marsit.
Chollet ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter pas bisedës që ka pasur me Kurtin dhe thotë se i rikujtoi atij rëndësinë që ka takimi e së shtunës. “Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me bisedimet e 18 marsit lidhur me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Zbatimi i planit evropian do të ofrojë përfitime domethënëse për të dyja vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore në rajon”, është shprehur ai.
Përveç me Kurti, Chollet ka folur edhe me Vuçiq me të njëjtin mission. “Bisedë e mirë me presidentin Vuçiq. U pajtuam në rëndësinë e angazhimit konstruktiv në propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars. Riafirmova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përfitimet që normalizimi i raporteve do t’i sillte Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Kurti dhe Vuçiq takohen më 18 mars në Ohër për të negociuar mbi planin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













