Futboll
Challandes e Rashica: Synojmë fitoren në Sofje

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe sulmuesi Milot Rashica në konferencën për media në Sofje para stërvitjes së fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë, kanë paralajmëruar se në ndeshjen e nesërme synojnë tri pikët.
“Ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur lojën tonë dhe filozofinë tonë dhe nuk do t’i adaptohemi lojës së kundërshtarit. Bullgaria është një skuadër e fortë, e cila ka bërë ndryshime të shumta nga ndeshja që kishim në Prishtinë. E kam shikuar edhe lojën e tyre kundër Çekisë dhe ka qenë një angazhim i madh i tyre. Sigurisht se edhe për ne nuk do të jetë e lehtë të luajmë këtu, por do të synojmë që të arrijmë fitore. Taktika jonë nuk do të ndryshojë”, ka theksuar Challandes.
Me entuziazëm për ndeshjen me bullgarët është shprehur edhe Milot Rashica, edhe pse është i vetëdijshëm se i pret një 90 minutësh i vështirë.
“Si çdo ndeshje, edhe këtë do të tentojmë t’i fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e fundit, por prapëseprapë jemi të përqendruar te ndeshja me Bullgarinë”, ka thënë Rashica, transmeton albinfo.ch.
Rashica ka thënë se është mungesë e madhe lëndimi i Zenelit, por ka thënë se do të luajnë edhe për të.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri