Kosova
Çfarë u diskutua dje mes përfaqësuesve të shteteve të ndryshme për situatën në veri?
Dje, zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka treguar për takimin, të cilin e ka ndërmjetësuar në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Borrell përmes një deklarimi në Twitter, e ka cilësuar si të rrezikshme situatën në Veri të Kosovës.
Shefi i BE-së për politikë të jashtme nuk ka treguar më shumë për përmbajtjen e bisedës, po që nuk ka treguar që të ketë pasur zgjidhje – duke nënkuptuar se Osmani e Vuçiq nuk janë pajtuar.
Takimi mes Osmanit dhe Vuçiqit ka ndodhur në Moldavi, në një samit të liderëve evropianë.
Për situatën në Veriun e Kosovës, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar vendime konkrete gjatë javës së ardhshme.
Situata në Veri është e tensionuar që nga e premja e javës së kaluar, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë u penguan të hynin në objektet e tri komunave veriore të Kosovës.
Ndërkaq, të hënën situata eskaloi, ku protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it, duke u lënduar disa prej tyre.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













