Lajme

Çfarë thotë studimi i ri për ofruesit e sigurimeve shëndetësore në Zvicër

Pavarësisht kostove në rritje, pak konsumatorë kërkojnë politika më të lira

Vetëm një në tre njerëz ndryshojnë ofruesit e sigurimeve shëndetësore për të kursyer para, ka zbuluar një studim i ri nga platforma konsumatore Hellosafe, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse ndërrimi i operatorëve të sigurimit mund të ulë koston e primeve, 62.6 për qind e të anketuarve nuk janë ende të gatshëm të ndryshojnë kompaninë e tyre aktuale të sigurimit shëndetësor.

Sondazhi nuk ka shpjeguar hezitimin nga ana e të siguruarve për të ndryshuar kompaninë e tyre të sigurimeve, edhe pse kjo mund t’u kursejë para.

Konsumatorët kanë të drejtë të anulojnë politikat e tyre aktuale dhe të kalojnë te një ofrues tjetër vetëm një herë në vit, në nëntor.