Shqipëria
Çfarë thanë Basha dhe Rama pas rezultateve nga Exit Poll
Dy liderët e partive kryesore në Shqipëri kanë folur pas rezultateve të para nga Exit Poll
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia e kaltër pas përfundimit të procesit të votimit duke i dhënë shpresë të gjithë atyre që ia kanë dhënë votën ndryshimit.
Në fjalën e tij, Basha dukej sikur po shpallte fitoren dhe u shpreh se ka besim të plotë tek numëruesit dhe komisionerët.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është fitore e qartë për aleancën për ndryshim.
Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do e përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, ka thënë Basha, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar ecurinë e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri duke bërë thirrje që procesi i numërimit të votimit të përcillet me qetësi nga të gjitha partitë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje fituese duhet të dalë i gjithë vendi dhe jo vetëm partia fituese.
“Dua njëkohësisht t’iu them të gjithëve, në rend të parë, socialistëve se vota janë në kuti se populli ka folur dhe tash duhet të dëgjojmë popullin, dhe se detyra jonë dhe e çdo vëzhguesi në qendër numërimi është në me përgjegjësinë më të lartë qytetare të kontribuojë për të numëruar votat në mënyrë korrekte që janë në kuti dhe hamendjet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisës përsëri, i përkasin arsyetimeve të para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultat i ndeshjes”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











