Kosova
Çfarë tha Kurti për sanksionet e BE-së
Së fundmi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i konfirmoi në mbledhjen e qeverisë sanksionet që blloku europian ka përgatitur ndaj Kosovës, e që një ditë më parë iu paraqitën dhe Parlamentit Europian, përcjell albinfo.ch.
Kurti insistoi të tregonte se vendi nuk do të lëvizë nga rruga e vet europian dhe do të mbetet një partner i besueshëm për BE-në.
“Evropa është kontinenti ynë, e Bashkimi Evropian është fati ynë. Pavarësisht zhvillimeve rrethanore, ne e vlerësojmë përkrahjen dhe ndihmën e Bashkimit Evropian përgjatë gjithë këtyre viteve dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim, sepse Evropa është kontinenti ynë, e Bashkimi Evropian është fati ynë“, theksoi ai.
Kurti kujtoi më tej raportin e fundit të bllokut për Kosovën, dhe faktin që ai ishte pozitiv.
“Ai raport e vlerësonte vendin tonë në dritën më pozitive të dhënë ndonjëherë. Si në luftën kundër korrupsionit, si në demokratizimin, zhvillim ekonomik ashtu edhe në avancimin e kornizës ligjore. Aty e gjejmë peshën e vërtetë të BE-së si organizëm mbi kombëtar, i së drejtës dhe meritokracisë. Pavarësisht zhvillimeve rrethanore ne e vlerësojmë përkrahjen dhe ndihmën e Bashkimit Europian dhe e presim me padurim pyetësorin për anëtarësim”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











