Kosova
Çfarë tema diskutuan kryetari i Kuvendit me deputetën britanike Kearns
Mësohet se edhe kryetari i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, përcjell albinfo.ch.
Ata diskutuan për raportet miqësore mes dy vendeve dhe rëndësin e forcimi të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, si përkushtim i vazhdueshëm i të dy palëve, raporton Zeri.info.
Konjufca ndër tjera e konsideroi ardhjen e deputetes Kearns si afirmim të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona mike dhe aleate, në një partneritet ku përputhen në plotni linjat e veprimit, interesat dhe qëllimet e synuara.
Po ashtu gjatë këtij takimi kryeparlamentari Konjufca falënderoi deputeten Kearns për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në çdo situatë.
“Prania e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës si dhe në rajon është e një peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë, siç është edhe për një të ardhme me vizion të gjerë“, theksoi ai ndër tjera.
Në anën tjetër deputetja Kearns falënderoi Konjufcën për pritjen e ngrohtë dhe po ashtu konfirmoi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme.
“Të dy palët biseduan edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, me ç’rast kryetari Konjufca potencoi se aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste nuk janë kërcënim vetëm për Republikën e Kosovës, por vendosin në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











