Koronavirusi: çast pas çasti
Çfarë rekomandon OBSH-ja për hapjen e shkollave
Hapja e shkollave është kryefjala në shumë vende të botës në këtë kohë pandemie
Ndërsa disa flasin për hapje me masa të larta sigurie, të tjerë kanë zgjedhur mësim në distancë apo nga televizori. Në Britaninë e Madhe, opinionet janë të ndara. Skocia ka vendosur t’i bëjë të detyrueshme maskat në hapësirat e ndara në shkolla, bazuar në udhëzimet e OBSH-së, ndërsa në Angli nuk ka një vendim të tillë për mësuesit.
Por çfarë rekomandon OBSH-ja? Zëdhënësja e organizatës, Margaret Harris, tha për BBC se vende të ndryshme duhet të shqyrtojnë se çfarë funksionon për ta dhe komunitetet e tyre.
Ajo tha se maskat duhet të përdoren në mënyrë strategjike, bashkë me masa të tjera si distancimi social, higjiena dhe ajrosja.
Fëmijëve po ashtu duhet t’u mësohet se si t’i përdorin maskat siç duhet, t’u mësohet që të lajnë duart para se t’i vendosin ose t’i heqin ato dhe të kenë edhe një çantë të posaçme për t’i mbajtur, transmeton TCH.
Pavarësisht se fëmijët nuk shihen si një burim i madh transmetimi, të dhënat tregojnë se infektimet po kalohen gjithnjë e më shumë nga një i ri te tjetri dhe në disa vende, të rinjtë janë bërë faktorë të shpërthimeve të virusit, përcjell albinfo.ch.
Disa grupe prindërish kanë shqetësime për pasojat e mbajtjes me detyrim nga fëmijët me autizëm, probleme me dëgjimin apo astmën. Dhe ato, sipas Harris, duhen marrë shumë seriozisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











