Lajme
Çfarë po ndodhë në Kumanovë, skenar ogurzi !?
Kumanova sot u zgjua që në orët e para të mëngjesit nga krisma armësh të fuqishme, helikopterë dhe një situatë e tmerrshme me tymnajë e frikë.
Kumanovarët sot në mëngjes nuk kishin pritur këtë ngjarje, e cila po rikthen vitin 2001.
Fëmijët nën lotë, gra e pleq të tmerruar nga krismat dhe lufta e vërtetë që ka përfshirë qytetin, sidomos lagjen e njohur “Lagja e Trimave”.
Por çfarë në të vërtetë po ndodhë ky skenarë ogurzi.
Banorët akoma nuk e kanë të qartë të vërtetën, përveç shushurimave se ka grupe të atilla apo të këtilla dhe që policia po gjuan në drejtim të tyre.
Shtëpitë janë mbyllur dhe të gjithë janë strukur duke pritur ndalimin e këtij skenari ogurzi.
Mjaft më me skenare të këtilla që gjithmonë kanë pasur si cak këtë zonë dhe këtë pjesë më të varfëruar dhe dëmtuar të shqiptarëve.
Pse Kumanova të pësojë nga këto grupe të armatosura dhe nga kjo tymnaje trishtuese.
Dikush duhet të jap llogari, kushdoqoftë ai. Janë banorët e mjerë që po paguajnë faturën e terrorit, trishtimit dhe dëmeve të pësuara.
A ishte sot i nevojshëm një skenarë i tillë, që më shumë do t`i shërbejë si alibi pushtetit aktual, për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike.
Krerët e partive politike shqiptare janë më përgjegjësit që sollën këtë të keqe.
Të gjithë kanë përgjegjësi sepse falë tyre sot Kumanova dhe shqiptarët këtu po përjetojnë një skenarë ogurzi dhe tmerrin e terrorit.
Pikërisht Ali Ahmeti sot ka përgegjësinë më të madhe, të jap llogari, të sqarojë dhe të parandalojë këtë skenarë dhe lojë të djallit.
Funksionarët e tij që sot kanë planifikuar fundjavën dhe pikniqet duhet të jenë në Kumanovë dhe bashkë me ate edhe përfaqësuesit e partive të tjera dhe sektori joqeveritar, për të parandaluar të keqen që po zihet.
A jeni në Qeveri dhe a thatë se nuk do ikim.
Atëherë shtrëngoni prapanicën dhe ejani këtu, sepse thirreshit në rolin e zjarrëfikësve. Mos luani lojen e strucit, por dilni dhe merrni përgjegjësinë.
Apelet janë të ndryshme për qetësi nga banorët dhe të mos bien pre e ndonjë provokimi apo situate të padëshirueshme.
Kush është ky dreq skenarë që ka mbushur me gëzhoja plumbash rrugët e lagjeve shqiptare të Kumanovës.
Faktorët politik dhe institucional në vend duhet sa më shpejt të përkujdesen për Kumanovën. Ndërkohë, mesazhet e tilla i dedikohen edhe faktorëve ndërkombëtarë, që nuk duhet të rrijnë duarkryq në këtë tmerrë të vërtetë.
* Artikulli përfaqëson pikëpamjet e autorit dhe qëndrimet e tij jo domosdoshmërisht përputhen me ato të redaksisë
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









