Jeta në Zvicër
Çfarë po ndërmerr Zvicra kundër lajmeve të rreme?!
Përderisa janë në pritje e sipër zgjedhjet e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, shqetësimi për fushatat e dezinformimit që minojnë procesin demokratik, po rritet në të gjithë Atlantikun. A është e përgatitur Zvicra për fushatat e lajmeve të rreme në prag të zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm?

Ai u bë tashmë një skenar i përbashkët, që u ndje në prag të referendumit në Maqedoni, ku popullsia votoi mbi ndryshimin e emrit të vendit: Mashtrues interneti, llogari të rreme të përdoruesve dhe shpërndarja e automatizuar për keqinformim në rrjetet sociale dhe apelet për një bojkotim të referendumit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Për vlefshmërinë e votës ishte e nevojshme pjesëmarrja prej 50 për qind. Në fund rezultoi se kishin dalur vetëm 34 për qind, që ishte i pamjaftueshëm. Që nga kontesti gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA dy vite më parë, problemi filloi të përfolët tek të gjithë: Lajmet e rreme dhe ndikimi manipulativ i elektoratit, i kanë preokupuar politikanët, mediat dhe qytetarët e thjeshtë.
Edhe në Zvicër, e njohur për politikën e saj të kompromisit dhe polarizimit të dobët, votat nuk janë imune ndaj manipulimit. Por, përderisa në vendet fqinje po eksperimentohet me ligje të reja dhe agjenci të veçanta për të luftuar dezinformatat në internet, Zvicra ka marr një qasje tjetër: Fillimisht të vëzhgojë, transmeton Albinfo.ch.
Zvicra mund ta përballojë këtë situatë, të paktën për momentin. Kur Donald Trump u zgjodh kryetar i ri i Shteteve të Bashkuara, shumë votues ishin nën ndikimin e keqinformimit. Termi “lajm i rremë” aktualisht është i gjithëpranishëm. Sipas lidhjeve të ndryshme të jashtme, përdorimi i tij është rritur me rreth 370 për qind në mbarë botën, që nga zgjedhja e Trumpit.
Eksperti për media në Institutin kërkimor për publikun dhe shoqërinë, në Universitetin e Cyrihut, Linards Udris, pohon se gjithashtu edhe në Zvicër është duke u intensifikuar diksutimi i këtij fenomeni. Por, nga shumica termi ende po përdoret gabimisht. Në një sondazh nga Instituti i Reutersit, gjysma e të anketuarve nga Zvicra kanë deklaruar se janë të shqetësuar në lidhje me lajmet e rreme, por vetëm 13 për qind e tyre gjatë javës kishin hasur në lajme të tilla të rreme.
Lajmet e rrema, Udris i definon si tregime të shpikura tërësisht. Por, disa të tjerë termin do ta përdorin shumë më të plotë: “Për shumicën, lajme të rreme janë deklarata të rreme të politikanëve dhe gazetarëve, apo thjesht e kundërta e asaj që ata vetë besojnë”, pohon Udris.
“Problemi është lidhja që bëhet mes një deklaratë të rreme të një politikani dhe mediat: Në vend se ti thuhet politikanit `ti po gënjen` përcaktohet tërësia e quajtur `Fake Neëw`, konstaton eksperti në fjalë.
Pavarësisht shqetësimeve rreth lajmit të rremë, besimi i zviceranëve në media është i lartë, informon Albinfo.ch.
Realiteti është se faqet e lajmeve të fabrikuara, portalet që përhapin lajme të rreme, janë të rralla. Arsyet për këtë janë përfshirja e vogël e elektoratit zviceran, polarizimi i diversitetit në mediat e vendit dhe fakti se diskutimet politike në rrjetet sociale janë ende të rralla.
Në vitin 2017, Qeveria zvicerane vendosi që nuk duhen rregulla të reja për të luftuar dezinformimin. Megjithatë, ajo theksoi se do të vëzhgojë nga afër zhvillimet në Zvicër dhe jashtë saj. Tani për tani nuk ka asnjë plan konkret në nivel federal, për të parandaluar dezinformatat dhe ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ka konfirmuar Zyra Federale për “swissinfo.ch”, transmeton Albinfo.ch.
BE është më përpara se Zvicra në luftën e saj kundër lajmeve të rreme. Deri në vitin 2020 do të ketë 20 votime të rëndësishme dhe zgjedhje në Europë. Shumë shtete tashmë kanë ndërmarrë masa konkrete për të mbajtur në kontroll fushatat e dezinformimit. Por, këto nuk janë të mjaftueshme, thonë nga Komisioni Transatlantik për Integritetin Zgjedhor. Kjo është një iniciativë dypartiake e personaliteteve kryesorë nga politika, teknologjia, media dhe biznesit nga Europa dhe SHBA, e cila ishte krijuar me qëllim të trajtimit të problemit në ndërhyrje nga jashtë, gjatë zgjedhjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor