Kosova

Çfarë po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës

Albinfo.ch ka përmbledhur disa nga temat kryesore që u diskutan sot në Kuvendin e Kosovës

Sot është zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku u trajtuan shumë çështje me rëndësi për Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Temë diskutimi ishin bisedimet Kosovë-Serbi dhe plani franko-gjerman.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se deri më tani gjithçka është bërë publike për përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Ndonëse këtë plan nuk e ka prezantuar kurrë para publikut, ai ka thënë se deri tani nuk kanë mbetur të panjohura.

“Besoj se pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ia propozim që paraqet bazë të mirë për diskutimet të mëtutjeshëm që fillojnë të hënë që vjen”, ka thënë Kurti, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes se PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ai ka bërë me dije se ky plan nuk është negociuar.

“Nuk është produkt i negocimit propozimi, meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës se përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë, meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar dhe as e gatshme për këtë”, ka thënë Kurti.

Ishte deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ajo e cila pyeti Kryeministrin pse nuk e ka sjellë në Kuvend deri tani këtë propozim, por që Kreu i Qeverisë tha se nuk ka ngelur diçka e panjohur nga ai propozim.

Kryeministri Kurti tha se propozimi nuk është produkt i negocimit, ndërsa tha se ai erdhi tri javë pas takimit të 18 gushtit të vitit të kaluar.

“E kam pranuar parimin, të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit evropian. Përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe ne Kuvend, ndonëse besoj që pas shumë muajve, pothuajse asgjë ska ngelur e panjohur nga ai propozim, që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme qe fillojne te hënën që vjen. Nuk është produkt i negocimit propozimi, me që me 18 gusht të vitit të kaluar, është hapur tema e kornizës përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime, temë meqë pala tjeter nuk ka qenë e gatshme për të”, tha Kurti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kurti në Kuvend tha se aleatët ndërkombëtarë e dizajnuan planin evropian si një pako që do të avancojë në anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtarë, dhe i cili përmban njohjen de-fakto.

“Tri javë pas atij takimi vjen propozimi, nuk është qe ne kemi negociuar dhe ka ardhur propozimi. Nuk është që ne kemi negociu, e propozimi ka ardhur. Nuk është produkt i kërkesave të palëve. Nuk është që kam kërku diçka e është aty. Aleatet e Republikës së Kosovës e kanë dizajnu si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, dhe i cili përmban njohjen de-fakto, e gjithë kjo bazuar në kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha kreu i Qeverisë.

Kryeministri i vendit theksoi se propozimi përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, e që siç tha ai i referohet si një person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare në Republikës e Kosovës.

“Marrëveshja përmban njohjen e ndërsjelltë të formës de-fakto. Për Kishën Ortodokse Serbe, siç e kam thënë propozimi për marrëveshje përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusin e saj, e as diskutim mbi të drejta të veçanta, por i referohet si një person juridik fertar, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e Republikës së Kosovës”

“Formalizimit të statusit të Kishës Ortodokse përkatësisht eshte bërë përmes njohjes se saj si një nga bashkësitë fetare në Republikës e Kosovës në ligjin përkatës. Shteti jonë është demokraci liberale, bazuar në një dimension të qartë të të drejtave të njeriut”.

Një element te tillë e kam trashëguar. Mund t’ju garantoj, asgjë e veçantë që ka të bëjë me Kishën nuk do të pranoja të përfshirjes në marrëveshje sikur kjo. E kam shpjeguar që ai nuk është produkt i negocimit, pra nuk është produkt”.

 

Debat i ashpër mes deputetit Berisha e ministres Haxhiu për rastin ‘Dehari’

Po ashtu u trajtua edhe tema për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka përmendur në seancën e sotme vëllezërit Dehari dhe kjo ka bërë që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje t’i godasin tavolinat. Ai tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

“Këto ditë u riaktualizua rasti i vrasjes apo vetëvrasjes së Astrit Deharit. Zakonisht kjo qeveri dhe Vetëvendosja i ka përdor apo i përdor për qëllime politike, kjo tash është evidente. As pas ekspertizës së institucioneve zvicerane nuk ka ndonjë epilog apo vendim gjyqësor, çka vë në dyshim se kemi ndërhyrje direkte të politikës apo qeverisë në zbardhjen e këtij rasti apo mund të themi se interesi i politikës apo në këtë rast qeverisë është që ky rast të mos zbardhet”, tha Berisha.

Lidhur me rastin e Arbnor Deharit, Berisha tha se “është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”.

“Janë dy parakushte me zbardh rastin e vrasjes apo vetëvrasjes së Astritit. Kushti i parë është zbardhja e aktit terrorist, e sulmeve terroriste në Presidencë dhe objektet e Qeverisë. Por, rastin e sulmeve terroriste mbi institucione nuk po e zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin e juaj. Kushti i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit s’është nuk e ka marr guximin askushh dikush publikusht, por tash është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”, tha Berisha,.

Ai ka përmendur edhe rastin e zhdukjes së mostrave, duke thënë se Ministrja Haxhiu duhet të marrë përgjegjësi.

Lidhur me emërimin e rrugës me emrin e dy vëllezërve Dehari, Berisha ka pyetur nëse këtë e kanë bërë për ta heshtur familjen Dehari.

“Indikative mbetet, po ashtu, edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që të marrë përgjegjësi, ministrja që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkruar dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ashpër deputetit të PDK-së, Hisen Berishës pas deklaratave që bëri në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu me tona të larta i drejtohet Berishës duke i thënë “mbylle gojën”.

“Ju i keni duart e përlyme me gjak. Duhesh me pas pak ftyrë, marre. Në kohën e juaj është vras Astrit Dehari”, vazhdon Haxhiu në drejtim të deputetit të PDK-së.

Deputeti Hisen Berisha në Kuvendin e Kosovës tha se për rastin “Dehari” ka ndërhyrje direkte të Qeverisë në këtë rast dhe se interesi i VV-së është që ky rast të mos zbardhet.

Sipas Berishës, mbetet indikative emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari”, ndërsa pyeti se cili ishte roli i tyre.

“Cilat ishin motivet që e shtyn në vetëvrasje. Nuk e ka marrë guximin askush të flas publikisht, por tani është sekret publik, të përfliten emrat zyrtarësh me te cilat ai ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit. Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari”, e unë pyes se cili ishte roli i tyre. A e bëtë këtë për heshtjen e familjes, duke tentuar të fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave, e ministrja filloi me akuzu prapë opozitën. Unë po ndjehem keq që këtë duhet ta hap para bacës Avni, por Astrit Dehari ai ishte kundër marrëveshjeve kundër tradhtisë që po bëni me to”, tha Berisha në seancën e Kuvendit.

Pas këtyre deklaratave, Kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga deputeti Hisen Berisha që nëse ka informata nëse VV-ja është e përfshirë në këtë rast, të ftohet nga Prokuroria për të dëshmuar.

 

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar të enjten Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja pritet të votohet gjatë 23 shkurtit edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas hyrjes në fuqi, ajo do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja. Qeveria e Kosovës e kishte miratuar këtë marrëveshje më 8 shkurt, para se ajo të ratifikohej në Kuvend.

Ndërsa, nëse marrëveshja miratohet sot në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës.

Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. Radio Evropa e Lirë, vitin e kaluar solli rrëfimet e disa qytetarëve, të cilët thanë se po presin që të ndodhë heqja e vizave, pasi kjo do të nënkuptonte për ta “fundin e agonisë”.

 

Kurti thotë se këtë vit fillon të zbatohet projekti për banesat e çifteve të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë këtij viti do të fillojë të zbatohet projekti për banesat për çiftet e reja.

Kurti është pyetur në Kuvendin e Kosovës për premtimin e tij për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e sapo martuara.

Kurti ka thënë se projekti mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.

“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë. Duhet të theksohet se ky projekt është krejtësisht ndryshe prej banesave për rastet sociale që veç ekzistojnë nëpër Kosovë e që për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt pritet të vijë në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Kurit ka treguar Ministria e Infrastrukturës më 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për studim fizibiiteti me IFC.

“IFC-ja si pjesë e grupit të Bankës Botërore më datë 1 shkurt 2023 ia ka prezantuar ministrit dhe kabinetit të tij studimet dhe rekomandimet sesi projekt do të zbatohet në Kosovë.

Studimet dhe rekomandimet se ky projekt do të rekomandojë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se nevojitet që edhe komunat të lejojnë hapësira për këtë projekt.

Lokacionet e para ai i ka përmendur komunën e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.