Kosova
Çfarë ndodh nëse Vjosa Osmani nuk arrin të zgjedhet presidente?
Diskutimi se a do të arrijë Vjosa Osmani ta marrë postin e presidentit është duke u varur nga përgjigja dhe pozicioni që do të ketë LDK-ja pas diskutimit që kanë pasur së bashku.
Por, pasi që befasitë mund të ndodhin, figura e Vjosës mund të zëvendësohet më ndonjë figurë tjetër ose vendi të shkojë prapë në zgjedhje.
Analistë në një intervistë për InDoks kanë thënë se nëse nuk arrin që Vjosa të marrë postin e presidentit në mënyrë që vendi mos të shkojë në zgjedhje mund të gjendet një figurë konsensuale dhe unifikushme për partitë politike dhe kjo e fundit ta ushtrojë ndonjë detyrë në Qeveri apo të vazhdojë postin e deputetes.
“Jam optimsit do të gjindet një zgjedhje nëse nuk është zonja Osmani atëhere vazhdon të jetë deputete pra besoj do të jetë një deputete e mirë e pushtetit. Por mund të ndodh edhe te promovohet në ministri edhe kjo mund të bëhet do të ishte një ministre e jashtme apo e integrimeve evropiane”, ka thënë Dardan Sejdiu.
Kurse Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë se nëse dështon procesi votimit, Osmani mund të ketë rikthim në Qeveri dhe mundësi që ta regjistroj partinë e saj.
“ Nëse dështon procesi i Osmanit mundet potencialisht me pas rikthim të saj ne qeveri mund te largohet një ministrie që ta lëshoj vendit që të bëhet pjese e qeverise kjo është mundësia, zonja ka pasur mundësi për krijimin e jë partie, pra mundet me mbet deputete njëkohesisht me fillu organzimin dhe regjistrimin formal te subjektit të saj poltik”, ka thënë Demhasaj
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












