Lajme
Çfarë ndodh me trupin nëse hani dy avokado në javë
Konsumimi i avokados zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat, ashtu edhe te gratë, përfshirë kur hahet në vend të gjalpit, djathit ose mishit të përpunuar, sipas një studimi të botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, përcjell albinfo.ch.
Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se sëmundjet e zemrës marrin një jetë çdo 36 sekonda.
Studimi anketoi më shumë se 68,000 gra dhe 41,000 burra në dietën e tyre çdo katër vjet për një periudhë 30-vjeçare.
Gjatë 30 viteve u regjistruan 9,185 sulme në zemër dhe 5,290 goditje në tru.
Studiuesit identifikuan një lidhje midis konsumimit të yndyrave të shëndetshme dhe shëndetit të zemrës, duke zbuluar se ata që hanë avokado shpesh ulnin rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës me 21 për qind, krahasuar me ata që nuk e konsumonin.
Për më tepër, zëvendësimi i gjysmë porcioni në ditë të margarinës, gjalpit, vezëve, kosit, djathit ose mishit të përpunuar me sasinë ekuivalente të avokados rezultoi në një rrezik 16-22 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Avokado përmban fibra dietike dhe vitamina dhe minerale kryesore, duke përfshirë vitaminat C, E dhe K dhe magnez.
Studiuesit nuk identifikuan ndonjë lidhje midis ngrënies së avokados dhe rrezikut të goditjes në tru. Ata zbuluan gjithashtu se zëvendësimi i avokados me burime të tjera yndyrore të shëndetshme me bazë bimore, si vaji i ullirit, arrat dhe vajrat e tjerë bimorë nuk ofronin përfitime shtesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












