Sport
“Çfarë kanë të përbashkët Skënderbeu dhe Armando Sadiku?”
«Të dytë janë heronj kombëtarë! Njëri, ai që është zyrtar, helmetën e të cilit futbollisti i kombëtares shqiptare e ka parë në muzeun e historisë së artit (Belvedere) në Vjenë gjatë kohës sa po e mbanin kampin në Austri. I dyti, nga mishi dhe gjaku
«Cila është e përbashkëta në mes Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Armando Sadikut?». Kjo pyetje shtrohet në një artikull të blick.ch duke iu referuar figurës së Armando Sadikut, golshënuesit të parë në histori të kombëtares shqiptare, futbollistit që më 19 qershor shkroi historinë e futbollit shqiptar.
«Të dytë janë heronj kombëtarë! Njëri, ai që është zyrtar, helmetën e të cilit futbollisti i kombëtares shqiptare e ka parë në muzeun e historisë së artit (Belvedere) në Vjenë gjatë kohës sa po e mbanin kampin në Austri, përcjell albinfo.ch. I dyti, nga mishi dhe gjaku. Ky luante së fundi si huazim i FC Zürich-ut për Vaduzin (Lihtenshtajn) dhe tash ka shënuar golin e parë «kampional evropian» në historinë e Shqipërisë kundër Rumanisë dhe me këtë ia ka siguruar skuadrës së vet fitoren
Është ironike që një hero i tillë, siç e cilësojnë tashmë edhe mediat e huaja, luan vetëm në ligën e dytë (për FC Zürich-un ekipin që sivjet ka rënë nga superliga në Challenge League të Zvicrës). Dhe pyetja e parë që bëhet për një futbollist të tillë i cili papritur është vënë nën dritat e projektorëve është: A do të eksplodojë tashti vlera në tregun e futbollit e Armando Sadikut?
«Hero i popullit?» Trajneri Gianni de Biasi qeshet nën buzë: «Le të themi kështu: Armando ka shënuar një gol të rëndësishëm, i cili do të zërë vend në anale. Unë gëzohem për të, pasi që ai është shpërblyer tash për performancën e mirë në ndeshjet kundër Zvicrës dhe Francës».
Sadiku, i cili me 20 vjet kishte ardhur në Ticino, gëzohet po ashtu. Për ekipin e tij. Për vendin e tij. Për veten. «Kjo është dita më e mirë në historinë e futbollit shqiptar», Tirana po digjet, këtë e kam parë nëpër video, transmeton albinfo.ch. Jam kaq i lumtur. Kjo është nata më e bukur e jetës sime».
Ai ka tashmë një gol më tepër se Cristiano Ronaldo (në këtë evropian). Çmimi i «kartonit» të tij do të duhej të eksplodonte. Mirëpo kryetari i FC Zürich-ut, Ancillo Canepa hë për hë nuk mendon për këtë por gëzohet se mund të llogarisë në një lojtar që është në formë të mirë: «Ne do të na nevojiten golat e tij kur të provojmë të arrijmë cakun tonë të madh», thotë ai.
Por, hero i Evropianit dhe lojtar i ligës së dytë. A shkojnë bashkë këto? De Biasi pëshpërit : «Shkojnë shumë mirë! Ai nuk është i vetmi te ne që nuk luan në kategorinë më të lartë. Ta marrim për shembull Ledian Memushajn, i cili luan për Pescara në Serie B të Italisë ndërsa ka qenë shumë i mirë kundër Rumanisë. Pastaj, FC Zürich megjithatë i takon ligës së parë !».
Kjo gjë do t`i pëlqejë sigurisht Canepa-s. Por, a nuk ka FCZ ambicie që me Sadikun, të cilit kontrata i mbaron në vitin 2017, të fitojë më shumë para (ta shesë)?
Canepa : «Ne nuk kemi synim ta shesim Armandon». por megjithatë: Nëse ndonjë klub i madh trojet në derë, kjo gjë mund të bëhet shpejt, transmeton albinfo.ch. De Biasi thotë : «Dikush që mund të shtyhet me mbrojtës si Koscielny dhe Rami, e ka cilësinë e duhur për të luajtur, për shembull në Serie A të Italisë».
Vetëm njëri nuk thotë asgjë lidhur me temën e FCZ. Dhe ai është Sadiku. Çështjet e tilla ai i shtyn për periudhën pas Evropianit, i cili ende nuk ka përfunduar.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












