Shqipëria
Çfarë iu sekuestruan rusëve të dyshuar si spiunë në Shqipëri dhe sa vjet burg rrezikojnë?
Në një dokument të publikuar në mediat në Shqipëri janë zbardhur detaje lidhur me provat e sekuestruara ditë më parë në uinën e armëve në Gramsh të Shqipërisë ku u arrestuan tre persona të dyshuar për lidhjet e tyre me shërbime sekrete të Rusisë.
Në dokument evidentohen materialet e sekuestruara nga 3 shtetasit tashmë të ndaluar nga policia. “U janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndër të tjera 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone; sasi te konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumente identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese: 6 telefona celularë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Janë analizuar pamjet filmike të Pikave të Kalimit Kufitar në të cilat rezultojnë shtetasit e mësipërm në momentin e hyrjes në territorin e RSH-së”.
Ndërkohë, sipas Prokurorisë së Elbasanit, “veprat penale për të cilat dyshohen personat nën hetim janë sipërcituar dhe sanksioni për to është më tepër se dy vjet burgim në maksimum”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











