Kosova
Çfarë i kërkoi Kurtit kancelari Scholz?
Kancelari Scholz theksoi në takimet Kurti dhe Vuçiç se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.
Në ditën e jeshme, kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi në Berlin takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas takimit në Berlin kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Albin Kurti dhanë një konferencë për mediat. Scholz tha se ai do të vizitojë së shpejti Prishtinën në kuadrin e një vizite në vendet e Ballkanit.
Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë
Scholz theksoi edhe një herë se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.
Në takimin mes kancelarit Scholz dhe kryeministrit të Kosovës u diskutua edhe për luftën në Ukrainë.
Kancelari gjerman shprehu mirënjohjen që Kosova u është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.
Procesi i dialogut
Scholz tha se në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre. Në këtë mënyrë ato do të jepnin një kontribut për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën.
Scholz tha se i ka kërkuar Kurtit që të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut, sepse prej një marrëveshjeje mes të dy vendeve, do të përfitonte i gjithë Ballkani Perëndimor, sepse parakushti më i rëndësishëm për investime, për vende pune dhe perspektiva për të rinjtë është stabiliteti dhe siguria.
Gjermania dhe Kosova, të lidhura ngushtë
Scholz tha se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë, sepse Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë si edhe prej rreth 400.000 qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përforcoi në fjalën e tij marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se Kosova e dënon ashpër lufton në Ukrainë. Kurti tha se Kosova është e gatshme të strehojë 5.000 refugjatë nga Ukraina dhe se ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës.
Kryeministri i Kosovës e akuzoi Rusinë për nxitjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor. “Ka faktorë që kontrollohen nga Kremlini dhe që përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë”, tha ai gjatë takimit me kancelarin Olaf Scholz, por pa dhënë detaje për faktorët në fjalë.
Vuçiçi premton afrim me Kosovën
Pas takimit me Kurtin, kancelari gjerman, Olaf Scholz, u takua në Berlin edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi premtoi një afrim me Kosovën fqinje dhe siguroi se do të bëjë gjithçka për të arritur një kompromis.
Kancelari Scholz e siguroi presidentin serb se procesi i pranimit të Serbisë në BE do të mbështetet intensivisht nga Gjermania. Por për këtë Serbia duhet të vazhdojë rrugën e reformave – mbi të gjitha në çështjet e shtetit të së drejtës, lirisë së medias dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Pas takimeve me kancelarin Scholz, Kurti dhe Vuçiq do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Jajcak.
Para takimeve ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kishte sqaruar se takimet “do t’i shërbejnë ndër të tjera mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi, që drejtohet nga BE-ja”. /DW
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












