Lajme
Çfarë është certifikata Covid “i/e shëruar” pas testit të antitrupave?
Ende nuk është e ditur nëse për këtë certifikatë do të mjaftojë vetëm rezultati për antitrupat anti-spike dhe sa duhet të jetë niveli i këtyrë antitrupave
Nga 16 nëntori 2021 do të mund të merret çertifikata COVID « i/e shëruar » edhe në bazë të testit serologjik, me të cilin një person dokumenton se e ka kaluar COVID-19 dhe ka sasi të mjaftueshme të antitrupave në gjak.
Ende nuk është e ditur nëse për këtë certifikatë do të mjaftojë vetëm rezultati për antitrupat anti-spike dhe sa duhet të jetë niveli i këtyrë antitrupave në mënyrë që të konsiderohet i mjaftueshëm.
Në bazë të informatave të deritashme, testi duhet të paguhet vetë, pra nuk do të financohet nga sigurimet shëndetësore dhe as nga qeveria.
Certifikata në bazë të testit serologjik do të vlejë për 3 muaj, me mundësi vazhdimi, nëse testimi i sërishëm tre muaj më vonë rezulton pozitiv.
Për t`u lëshuar një certifikatë e tillë, testi serologjik duhet të plotësojë standardet e OBSH-së, të jetë i certifikuar CE dhe duhet të jetë bërë në një laborator që ka leje nga Instituti Swissmedic.
Certifikata e lartpërmendur vlen vetëm në Zvicër. Shumica e shteteve të BE-së nuk e pranojnë një certifikatë të tillë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















