Kosova
Çështja e vizave, vendet e BE-së frikësohen nga azilkërkuesit
Vendet e BE-së përpos frikës që kanë nga azilkërkuesit kosovarë, frikësohen edhe prej mundësisë që Kosova të dërgojë edhe shtetas me të kaluar kriminale nëpër Evropë
Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nëse vendet e BE-së pajtohen se kosovarët nuk do vërshojnë nëpër vendet evropiane dhe as nuk do ta cenojnë sigurinë e Bllokut.
Ky është paralajmërimi i Ambasadorit austriak, Nikolaus Marschik, që është udhëheqësi i Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se aktualisht në institucionet evropiane po bëjnë vlerësime nëse kosovarët i kanë plotësuar të gjitha kriteret për viza.
“Shtetet Anëtare i kushtojnë vëmendje të veçantë zhvillimeve në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe implikimet që kanë të bëjnë me migracionin dhe sigurinë”, ka thënë Marschik për Gazetën Express.
Në disa hulumtime që janë bërë kohëve të fundit në Kosovë ka dalë se një pjesë e madhe e njerëzve do ta lëshonin vendin nëse ndodh liberalizmi i vizave. Gatishmëria më e madhe për të ikur nga Kosova është tek rinia.
Ndërkohë, vendet e BE-së përpos frikës që kanë nga azilkërkuesit kosovarë, frikësohen edhe prej mundësisë që Kosova të dërgojë edhe shtetas me të kaluar kriminale nëpër Evropë, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, Marschik ka thënë se para se të dërgohet për diskutim në Këshillin e Ministrave, çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të kalojë nëpër dy instanca të tjera të misionin që ai udhëheq.
“Ne aktualisht çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën jemi duke e diskutuar në nivel të ekspertëve. Diskutimi për këtë çështje më pas do të hapet në nivel të ambasadorëve, por pasi të ketë përfunduar debati në nivel ekspertësh”, ka thënë Marschik për Gazetën Express.
Se a do të dërgohet më pas kjo çështje për diskutim në Këshillin e Ministrave gjithçka varet nga diskutimi në këto dy instanca.
“Varësisht nga përfundimet që nxirren nga këto diskutime, atëherë do të vendosim për ta shtyrë përpara ose jo këtë çështje për diskutim në nivel të Ministrave”, ka shtuar ai.
Ambasadori austriak ka thënë se i gjithë procesi varet se sa zgjatin këto diskutime, duke mos dhënë datë të saktë se kur mund të iniciohet çështja e liberalizmit të vizave për Republikën e Kosovës në Këshillin e Ministrave.
I pyetur nëse zhvillimet politike aktuale në Republikën e Kosovës ndikojnë në këtë proces, ai ka thënë se liberalizimi i vizave është një proces teknik që vare nga përmbushja e një numri të madh të kushteve dhe jo nga zhvillimet e fundit politike.
Dritën jeshile për vizat ditë më parë e ka dhënë edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, të cilët më shumicë votash kanë miratuar Raportin për Kosovën.
Raportuesi për Kosovën në këtë institucion, Igor Soltes, ka thënë se votimi i atij raporti është një hap shumë i rëndësishëm për procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Megjithatë vlen të theksohet se në atë raport janë dhënë edhe disa vërejtje për mos përmbushje të disa marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, gjithashtu edhe vërejtje të cilat kanë të bëjnë me fushën e arsimit, minoriteteve e çështjeve tjera.
Ndërkohë në Kosovë, liderët politik vazhdojnë të japin data të ndryshme se kur kosovarët do të marrin liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












