Lajme
Certifikata Evropiane COVID-19, manuali për verën
Është bërë e ditur se Certifikata Europiane Covid, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku, pritet të lehtësojë udhëtimet brenda Bashkimit Europian, pavarësisht nga pandemia, por si do të funksionojë?
“Certifikata Dixhitale Europiane Covid”, emri zyrtar i kësaj karte shëndetësore, do të njihet dhe lexohet në gjithë BE-në dhe pa pagesë.
Ajo vërteton që një person është vaksinuar kundër COVID-19, ose që ka një test negativ të shpejtë PCR ose antigjeni, ose që është imun pasi ka kaluar sëmundjen.
Thuhet se vlefshmëria e testeve nuk është e harmonizuar, u takon shteteve anëtare të vendosin (aktualisht ndryshon nga 24 në 72 orë para mbërritjes).
Shteteve anëtare u kërkohet të pranojnë në tokën e tyre udhëtarët e vaksinuar me katër vaksinat e autorizuara në nivelin europian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Ato mund, por nuk janë të detyruara, gjithashtu të pranojnë të vaksinuar me vaksina të autorizuara në disa vende të BE-së (të tilla si Sputnik), ose të miratuara nga OBSH (si Sinopharm).
Certifikata ka një kod QR që përmban një nënshkrim elektronik, që vërteton vërtetësinë e tij, që mund të lexohet nga të gjitha vendet e BE-së.
Varet nga shtetet anëtare të vendosin nëse duan ta integrojnë këtë certifikatë në aplikacionin e tyre kombëtar të gjurmimit ose nëse përdorin një aplikacion të veçantë.
Legjislacioni parashikon që certifikata duhet të përmbajë vetëm të dhëna personale “të domosdoshme”, në përputhje me rregulloret europiane (GDPR).
Këto të dhëna nuk shkëmbehen midis vendeve, vetëm çelësi që lejon verifikimin e vërtetësisë së certifikatës që duhet të transmetohet.
Në parim, certifikata e përjashton mbajtësin e saj nga karantina, megjithatë parashikohen përjashtime, nëse situata në vendin ose rajonin e origjinës së udhëtarit përkeqësohet.
Në këtë rast, vendi i destinacionit duhet të njoftojë shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin 48 orë përpara për futjen e kufizimeve të reja dhe për kohëzgjatjen e tyre.
Ndryshe nga të rriturit, shumica e fëmijëve ose adoleshentëve nuk do të kenë qasje në vaksinimin deri në këtë verë dhe mund të kërkohet që të testohen për të udhëtuar.
Rregulloret europiane kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, por shtetet snëtare mund të vendosin ta përdorin këtë certifikatë për qëllime të tjera (koncerte, festivale, etj.) brenda kornizës së ligjit të tyre kombëtar.
Sistemi i Certifikatës Covid do të zbatohet në 30 vende (27 shtetet anëtare të BE-së, plus Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin).
Në lidhje me udhëtarët e vendeve të treta, BE është në bisedime me disa prej tyre, përfshirë Zvicrën, BM dhe SHBA, por gjithashtu me organizata ndërkombëtare, si OBSH dhe shoqatat e transportit ajror për njohjen reciproke dhe ndërveprimin e sistemeve të vendosura në vend.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










