Koronavirusi: çast pas çasti
Certifikata e gjelbër e udhëtimit, në fuqi për 12 muaj
Komisioni dhe Këshilli Evropian kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për të pasur sa më shpejt certifikatat digjitale çka do të lehtësonte udhëtimin në sezonin e verës.
Vendimi tashmë do të duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, në mënyrë që nga data 1 korrik të hyjë në fuqi përdorimi i certifikatave të gjelbra, të cilat do të dëshmojnë nëse një person është vaksinuar, është shëruar apo rezulton negativ me COVID-19.
Kalimi i Gjelbër me këto pasaporta do të jetë në fuqi për 12 muaj. Zyrtarisht, certifikata nuk do të jetë një parakusht për ushtrimin e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe nuk do të konsiderohet si një dokument udhëtimi. Bashkimi Europian tha se certifikata COVID-19 do të njihet nga të gjithë vendet anëtare të BE-së dhe se skema përfshin gjithashtu Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Pas miratimit të certifikatës, vendet e Bashkimit Europian nuk do të jenë më në gjendje të vendosin kufizime të mëtejshme të udhëtimit, të tilla si karantina, vetizolimi ose tamponët.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











