Futboll
Çerekfinalja Zvicër–Spanjë, çfarë duhet të dimë për këtë përballje
Zyrtarisht, kjo do të jetë ndeshja e parë ndërmjet Zvicrës dhe Spanjës në një Kampionat Evropian.
Çfarë duhet të dime për këo dy ekipe?
Tri takimet e fundit në turne të mëdha ishin ato të viteve 1966, 1994 dhe 2010 në kuadër të Kupës së Botës. Spanja i fitoi dy të parat, Zvicra triumfoi në të fundit.
Theksohet se Spanja e ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet kundër Zvicrës në të gjitha garat (16 fitore, 5 barazime). Humbja erdhi në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”.
Në fakt, kjo do të jetë paraqitja e katërt e Zvicrës në çerekfinale të një turneu madhor (Kupë e Botës dhe Evropian) dhe e para në Kampionatin Evropian. Zviceranët i kanë humbur tri ndeshjet e fundit në këtë fazë – 3:2 nga Çekosllovakia (1934), 2:0 nga Hungaria (1938) dhe 7:5 nga Austria (1954).
Spanja u bë ekipi i parë në Kampionat Evropian që shënon 5 gola e më shumë në dy ndeshje rresht. Ata nuk kanë shënuar më shumë se katër gola në asnjërën prej 42 ndeshjeve në këtë garë.
Zvicra ka shënuar tri gola në secilën prej dy ndeshjeve të fundit të Kampionatit Evropian. Nuk kanë shënuar asnjëherë më shumë se dy gola në 15 ballafaqimet e fundit në këtë garë. Zvicra ka shënuar tri e më shumë gola në tri ndeshje rresht në të gjitha garat që nga tetori i vitit 2017.
– Pasi shënoi me vetëm 8.5% të gjuajtjeve në fazën e grupit (4 gola, 47 gjuajtje), Zvicra i konvertoi 25% të tentimeve në raundin e 1/8 së finales kundër Francës (3 gola, 12 tentime).
– Spanja ka mesatare prej 73.4% të posedimit të topit dhe ka saktësi në pasime 89.5% në “Euro 2020” deri më tani. Këta numra janë më të lartit që janë regjistruar në një edicion të Kampionatit Evropian (prej vitit 1980).
– Alvaro Morata ka pasur më së shumti gjuajtje (15) dhe gjuajtje në kornizën e portës (8) sesa çdo lojtar tjetër spanjoll deri tani në “Euro 2020” dhe është golashënuesi më i mirë i Spanjës në turne me dy gola. Nga dy gola për Spanjën kanë edhe Pablo Sarabia dhe Ferran Torres, por me më pak gjuajtje (13) dhe gjuajtje në kornizën e portës (7) së bashku, në krahasim me Moratan.
– Haris Seferoviqi i Zvicrës ka shënuar tri gola në dy ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian, pasi kishte realizuar vetëm një në 13 ndeshjet e fundit në turne të mëdha. I vetmi futbollist i Zvicrës që ka shënuar në tri paraqitje rresht në një ngjarje të madhe ishte Josef Hugi në Kupën e Botës më 1954.
– Ferran Torres është përfshirë në tetë gola në nëntë paraqitjet e fundit në të gjitha garat për Spanjën (7 gola, 1 asistim). Torres ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Kampionatit Evropian. Asnjë futbollist i Spanjës nuk ka shënuar tri herë rresht në këtë garë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












