Kosova
Celina ofron banesën e tij në Norvegji për refugjatët nga Ukraina
Ai ka kërkuar që të ndihmohen refugjatët pas pushtimit të Rusisë.
Mesfushori kosovar, Bersant Celina ka shprehur gatishmërinë të ofrojë apartamentin e tij në Norvegji si strehë për të evakuuarit nga Ukraina, transmeton Albinfo.ch.
Përgjigja emocionale e futbollit ndaj ngjarjeve në Ukrainë është vënë në pah ditëve të fundit. .
Disa emra të mëdhenj ishin dikur si fëmijë refugjatë siç janë Luka Modric dhe Asmir Begovic dhe po ashtu ishte edhe mesfushori i Ipswich Town Bersant Celina, i cili dëshiron të lejojë të evakuuarit ukrainas të jetojnë pa qira në një apartament që ai bleu së fundmi si investim.
‘Ishte ideja e babait tim. Ai mendoi se do të ishte mirë nëse do ta përdornim për të ndihmuar një familje që duhej të largohej nga Ukraina”, shpjegon Celin për Dailymail duke theksuar se ai ishte tre vjeçar kur i shpëtoi luftës në Kosovë nga e cila u largua për të ndërtuar një jetë të re në Norvegji.
“Familja ime kaloi të njëjtën gjë kur ne jetonim në Kosovë. Ju e dini se nuk mund t’i ndihmoni të gjithë, por mund të bëni një ndryshim për dikë. Apartamenti im do të jetë falas për dikë që të jetonte për aq kohë sa i nevojitet. Është një nga gjërat me të cilat dua të kontribuoj.’, tha Celina, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












