Futboll
Celina flet për super golin ndaj Cityt, kritikat dhe golin e parregullt të Agueros
Bersant Celina shënoi një gol shumë të bukur për Swansean në humbjen 2:3 nga Manchester City.
Celina shënoi për rezultatin 0:2 dhe më pas erdhi përmbysja e skuadrës së Pep Guardiola. Futbollisti i Kosovës realizoi ndaj ish-skuadrës, përcjell albinfo.ch.
Ai disa ditë më parë kishte humbur një penallti në mënyrë qesharake.
“Kjo ishte për të gjithë ata që tentuan të më goditin këtë javë dhe jo për Manchester Cityn, të cilin e dua dhe e respektoj shumë. Jam shumë krenar për ekipin tonë”, ka shkruar Celina në llogarinë e tij në Instagram.
City fitoi 2:3, ku goli i Agueros ishte i parregullt, pasi ishte në pozicion jashtë loje.
“Faleminderit tifozëve, ishit të mrekullueshëm. Jam shumë krenar për ekipin. Nuk mund ta besoj se si përfundoi. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi dhe unë jam shumë i zhgënjyer. Nuk do të them asgjë tjetër për këtë gjë.
Shpresoj se Manchester City do të fitojë gjithçka këtë sezon. Çfarë ekipi i mrekullueshëm”, është shprehur tutje ylli i Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












