Lajme
Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme
Republika Çeke riktheu sot gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore mes numrit rekord të rasteve me COVID-19, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve CTK duke cituar kryeministrin Andrej Babis.
Vendosja e një gjendjeje të jashtëzakonshme i mundëson qeverisë të pezullojë disa të drejta, si liria për t’u mbledhur në grupe.
Ajo, gjithashtu, e lejon qeverisë të kërkojë nga studentët e mjekësisë që të punojnë në spitale.
Masat do të hyjnë në fuqi të premten dhe do të zgjasin 30 ditë, pas veprimit të kabinetit.
Shkalla e incidencës shtatëditore e virusit në vend për 100 000 banorë është tani në 1 097.
Rreth 6,3 milionë në një popullsi prej 10,7 milionë banorësh janë plotësisht të vaksinuar.
Shumë hotele dhe restorante tani lejohen t’u shërbejnë vetëm të vaksinuarve ose të shëruarve nga virusi.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












