Kosova
Çekia ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, emëron ambasador në Prishtinë
“Hap historik. Presidenti Pavel konfirmon ambasadorin në Kosovë”. Ky është titulli i gazetës çeke “Seznam Zpravy”.
Republika Çeke ka një ambasadë në Prishtinë, por asnjëherë më parë në pesëmbëdhjetë vjetët e pavarësisë së Kosovës nuk e ka drejtuar këtë zyrë një diplomat me titull të plotë. Kjo tani do të ndryshojë.
Politika e jashtme çeke po përballet me një ndryshim historik. Për herë të parë ndonjëherë, Praga do të dërgojë një ambasador me të kompetenca të plota në Kosovë. Që të ndodhë kjo, deri më tani kanë penguar me kundërshtim, “tandemi” i dy ish-presidentëve, Vaclav Klaus dhe Milos Zeman.
Republika Çeke e njohu Kosovën në vitin 2008, kur vendi shpalli pavarësinë. Por ishte gjithmonë një çështje e ndjeshme – për shkak të mosmarrëveshjes me Serbinë dhe si rrjedhojë, lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë.
Presidenti është i gatshëm ta ndërmarrë këtë hap, tha Eva Hromadkova nga ekipi për komunikim me media të presidentit. Përgjigjja e saj pasoi pyetjen e gazetës “Seznam Zprav”, nëse presidenti Petr Pavel do të emëronte një ambasador për Kosovën. Formalisht, është pushteti i presidentit.
Të mërkurën, sipas informacioneve të gazetës “Seznam Zprav”, qeveria diskutoi emrin e ri të diplomatit që do të bëhet ambasadori i parë i emëruar ndonjëherë në Prishtinë.
Gazeta “Seznam Zpravy” e di emrin, dhe ai është një diplomat me karrierë të gjatë, i cili gjithashtu ka përvojë në postin e ambasadorit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











