Lajme
Çekia, kundër strehimit të refugjatëve afganë

‘Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për refugjatët afganë dhe Unioni duhet t’i ndihmojë ata të qëndrojnë në shtëpi”.
Ishte kjo deklarata e kryeministrit çek, Andrej Babis, gjatë një takimi me kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe homologun sllovak.
Tre liderët, sikundër edhe Hungaria dhe Polonia, janë kundër hapjes së dyerve për refugjatët afganë.
Rikthimi në pushtet i talebanëve nxiti një eksod të qytetarëve.
BE -ja, e cila ka mirëpritur mijëra refugjatë afganë, tani është e shqetësuar se miliona njerëz mund të kërkojnë strehim në Evropë dhe fqinjët e saj, si Turqia, duke shkaktuar një përsëritje të krizës së migrimit të vitit 2015.
Së fundmi, talebanët kanë shpallur një qeveri të përkohshme në Afganistan që do të drejtohet nga një prej themeluesve të grupit, dhe ministër i Brendshëm i së cilës do të jetë një militant i shpallur në kërkim nga FBI-ja.
Qeveria e re do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme