Lajme

Çekia i kërkon Italisë të mos lejojë qytetarët e saj të udhëtojnë në Evropë

Italia duhet të ndalojë të gjithë qytetarët e saj të udhëtojnë në Evropë, në mënyrë që të parandalojë shpërthimin e koronavirusit, ka thënë kryeministri çek, Andrej Babis, raporton Reuters.

Italia ka izoluar pjesën veriore të saj, përfshirë edhe Milanon, në përpjekje për të provuar të përmbajë shpërndarjen e mëtejme të koronavirusit.
“Italia duhet të ndalojë të gjithë qytetarët e saj për të udhëtuar në Evropë, sepse ne nuk mund të urdhërojmë një gjë të tillë brenda Shengenit (zonës pa kufij të Bashkimit Evropian”, ka thënë Babis për Televizionin publik çek, përcjell Albinfo.ch.