E-Diaspora

“Çdo natë ëndërroj si të largohem nga Kosova”

Historia e një ish-refugjatit të ri kosovar, Valdetit, ilustron më së miri arsyen e shumë azilkërkuesve nga Ballkani për të ikur në drejtim të shteteve perëndimore

Para një viti Valdeti kishte ardhur në Gjermani si refugjat, me shpresën për të  gjetur punë. Por, pritjet e tij nuk dolën të sakta dhe ai shumë shpejt u zhgënjye, shkruan huffingtonpost.de.

Pas refuzimit të kërkesës për pranimin e azilit, në mesin e rreth 60.mijë njerëzve, të cilët duhej ta lëshonin Gjermaninë  gjatë vitit të kaluar, ishte edhe i riu nga Kosova. Me kthimin e tij në vendlindje ai qëndron para një humnere. Ende vazhdon të mos shohë kurrfarë perspektive në Kosovë.

Për më shumë se 70% të të rinjve kosovarë nuk kanë punë. Ai kritikon Evropën për klasifikimin e Kosovës si vend me origjinë të sigurt.

“Siguri do të thotë kur ti me punë mund të jetosh”, thotë 21 vjeçari, transmeton “albinfo.ch”.

Si shumica e të kthyerve, edhe Valdeti dëshiron që përsëri të largohet nga Kosova dhe sërish të kërkojë mundësi për në Gjermani. “… Çdo natë ëndërroj se si të largohem nga Kosova”, thotë ai.

http://videos.huffingtonpost.de/politik/politik-enttaeuschte-fluechtlinge-wollen-wieder-weg_id_5292516.html

 

Albinfo.ch