Futboll
Çdo kombëtare në Botëror fiton nga 10 milionë euro
Secila prej 48 skuadrave do të arkëtojë si fillim 10 milionë euro, shifra kjo më e lartë e dhënë ndonjëherë
Pjesëmarrja në finalet e një Botërori sjell prestigj, lavdi, por edhe shumë para.
Sidomos kur bëhet fjalë për turneun e ardhshëm që nis nga 11 qershori dhe zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Ky turne do të jetë më i madhi në histori me 48 skuadra finaliste, por edhe më i pasuri, për arkat e FIFA dhe skuadrave pjesëmarrëse.
Qeveria botërore e futbollit ka vendosur të shpërndajë një pjesë të mirë të të ardhurave, transmeton albinfo.ch.
Në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Doha të Katarit, përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve “The Best”, Këshilli i FIFA miratoi shpërblimet për skuadrat pjesëmarrëse.
Secila prej 48 skuadrave do të arkëtojë si fillim 10 milionë euro, shifra kjo më e lartë e dhënë ndonjëherë.
Po ashtu, pas kalimit të çdo faze, kjo shifër do të rritet në mënyrë konstante, për të shkuar në 50 milion euro për skuadrën që do të fitojë Kupën e Botës, në finalen që do të zhvillohet në “Metlife” të New Yersey më 19 korrik.
Deri tani, “Botërori 2026” ka njohur 42 kombëtaret finaliste, ndërsa gjashtë biletat e fundit do të jepen në mars pas sfidave të play off, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën.
Të dyja kombëtaret e shqiptarëve kërkojnë të shkruajnë historinë me kualifikimin për herë të parë në finalet e një Kupe Bote, që përveç atij sportiv do të ishte edhe një triumf financiar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











