Shkurt.ch
Çdo i katërti i huaj në Zvicër ka përjetuar diskriminim
22.6% të personave nga kjo kategori janë shprehur në vitin e kaluar se kanë përjetuar së paku një herë në jetë ndonjë rast diskriminimi ose shprehje të racizmit
Afërsisht çdo i katërti banor i Zvicrës me prejardhje të huaj ka përjetuar përvoja të diskriminimit ose të racizmit të ushtruar ndaj tij. Por megjithatë migrantët i falin më shumë besim shtetit se sa vendësit. Kështu është konstatuar në një raport që ka publikuar sot Zyra Federale për Statistikë (BfS), njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve, SDA.
BfS në raportin e vet ka vënë në fokus përvojat e kategorisë së personave me sfond migrimi, kategori kjo që përfshin 37% të të gjithë banorëve të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. 22.6% të personave nga kjo kategori janë shprehur në vitin e kaluar se kanë përjetuar së paku një herë në jetë ndonjë rast diskriminimi ose shprehje të racizmit.
Në të njëjtën kohë, qytetarët që nuk kanë prejardhje të huaj kanë tri herë më pak përvoja me diskriminimin.
Diskriminimi lidhet me nacionalitetin, religjionin, ngjyrën e lëkurës ose edhe veçanti të tjera. Ndryshe, me ose pa prejardhje të huaj, njerëzit më së shpeshti ndihen të nënvlerësuar gjatë kërkimit të banesës, të punës, në arsimim ose në përditshmërinë e punës.
Por gjetja më interesante e këtij raporti është ajo se popullata migrante, përkundër faktit se përballet me diskriminim, nuk e vë në dyshim besimin ndaj institucioneve shtetërore, transmeton albinfo.ch. Shumica e personave të moshës madhore në nivel vendi (58.9%) kanë besim të madh te policia ndërsa afër gjysma (48.7%) u besojnë shumë gjykatave.
Ndërsa dallimi më i madh në mes të personave me prejardhje të huaj dhe atyre pa këtë prejardhje është shënuar sa i përket besimit në sistemin politik. Me 46.9%, ky besim te popullata migrante është 1.4 herë më i madh se te ajo vendëse.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










