Shqipëria
Çdo i 5-ti i ri me kualifikim, largohet nga Shqipëria
Një raport i UNESCO-s ka konfirmuar edhe një herë faktin shqetësues se mesatarisht 1 në 5 të rinj shqiptarë me kualifikime të larta largohen nga Shqipëria.
Shifra këto të ngjashme me shtetet afrikane, si Eritreja apo Somalia.
Studimi me titull “Emigracioni, zhvendosja dhe arsimi” e vë theksin te mundësitë që u ofrohen në radhë të parë studentëve në vendin e tyre, e më pas të rinjve që kthehen me qëllim që t’u mundësohet mbështetja dhe përshtatja me tregun e punës.
Raporti shkruan gjithashtu se Shqipëria ka shifrat më të larta sa u përket qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, ku në statistikat e 2015-ës është parë se 2.9 milionë shqiptarë jetojnë brenda vendit dhe 1.1 milion jetojnë jashtë, raportojnë media në Tiranë.
Gjithashtu nënvizohen edhe kthimet masive gjatë krizës ekonomike të disa viteve më parë, ku numri i të kthyerve u llogarit se ishte nga 150 mijë deri në 180 mijë, shumica e të cilëve emigrantë që humbën punën në vendet ku jetonin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











