Lajme
Rastet e zhvendosjeve të paligjshme të fëmijëve nga prindërit po rriten në Zvicër
Zvicra përballet me rritje të rasteve të zhvendosjeve të paligjshme të fëmijëve mes prindërve
Rastet e rrëmbimeve ndërkombëtare të fëmijëve në Zvicër janë në rritje. Vetëm gjatë vitit 2024, Zyra Federale e Drejtësisë regjistroi 154 raste, që do të thotë se çdo dy deri në tre ditë, një fëmijë rrëmbehet ose sillet në mënyrë të paligjshme në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në shumicën e rasteve, rrëmbimi ndodh pas ndarjes së prindërve që vijnë nga vende të ndryshme.
Zakonisht, në 75 për qind të rasteve, është nëna ajo që merr fëmijën dhe largohet drejt vendlindjes së saj. Edhe pse ekziston Konventa e Hagës e vitit 1980, e cila parashikon kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të rrëmbyer brenda gjashtë javësh, zbatimi i saj shpesh zvarritet dhe mbetet i komplikuar.
Procesi i kthimit të fëmijëve shpesh është i gjatë dhe i ndërlikuar, ndërsa autoritetet zvicerane po përballen me vonesa të konsiderueshme.
Blick jep disa nga rastet kanë bërë bujë në mediat zvicerane:
• Në vitin 2021, një nënë zvicerane rrëmbeu djalin e saj 5-vjeçar dhe u fsheh në Gjermani me një ish-oficer të lidhur me grupin ekstrem “Reichsbürger”. Ajo u dënua në vitin 2024 me 17 muaj burg me kusht dhe një gjobë, pa u dëbuar nga vendi.
• Në një rast tjetër, një nënë nga Friburgu udhëtoi vetë në Brazil për të gjetur vajzën e rrëmbyer nga ish-bashkëshorti. Pas muajsh kërkimesh, ajo e gjeti fëmijën dhe e solli në Zvicër.
• Një rast i tretë përfshinte një grua franceze që qëndroi në arrati me vajzën e saj për 11 vjet, deri kur u arrestua rastësisht në një kontroll trafiku në Zvicër dhe u ekstradua në Francë.
Ndërkohë autoritetet federale paralajmërojnë se zvarritjet ligjore dhe mosbashkëpunimi ndërkombëtar po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë kthimin e fëmijëve tek prindërit ligjorë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












