Shqipëria
Çdo ditë nga 10 aksidente në Shqipëri
Fluksi i lëvizjeve por edhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë kanë bërë që vetëm në muajin korrik të regjistrohen 412 aksidente rrugore.
Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në kryeqytet me 133, ndërkohë që nuk mbeten pas zonat bregdetare të cilat kanë vetëm një rrugë dhe ato të ngushta.
Nëse si mesatare përllogariten 10 aksidente në ditë, në fundjavë regjistrohen mesatarisht 15 të tilla.
Por si në çdo sezon turistik edhe ky muaj është shoqëruar me të mbytur në det.
Drejtori i urgjencave mjekësore u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes kur futen në det sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike kardiake, por dhe ata të cilët nuk e njohin zonën.
Kujdes i veçantë duhet bërë me rripin e sigurimit dhe aq më tepër vëmendje për ata drejtues automjetesh të cilët jo vetëm që nuk i vendosin rripin e sigurimit, por i ulin fëmijët në vendin e parë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













