Lajme
Carla Del Ponte: “Jam shumë e zhgënjyer”
Reagime në Prishtinë ndaj deklaratave të Del Pontes në lidhje me vendimin e Tribunalit të Hagës
Qëndrimi e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte lidhur vendimin e Gjykatës së Hagës si dhe rreth verdiktit të ardhshëm për ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, ka nxitur reagime kritike në Kosovë, njofton e përditshmja “Zëri”
Deklarata e saj se “është ndjerë e zhgënjyer” me vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin nga burgu të dy gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Mërkaç, dhe deklarata e sajë për lirimin e Haradinajt, konsiderohet si shantazh dhe presion mbi Tribunalit në prag të vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës.
“Unë pres që brenda 15 ditëve të sillet vendimi për Ramush Haradinajn, dhe ekziston rreziku që edhe më këtë të ndodhë rasti i njëjtë. E dini, jam shumë e zhgënjyer”, citojnë mediet e Prishtinës deklaratën e ish-kryeprokurores së Hagës.
Afrim Hoti është profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Ai për gazetën “Zëri”, ka thënë se “këto deklarata synojnë të shtrijnë presionin mbi një autoritet që ka natyrë fund e krye ligjore e që vendimet duhet t’i marrë në bazë të fakteve e argumenteve dhe provave materiale e jo në bazë të spekulimeve ose ndjenjave të ndryshme emocionale”. Drejtësia duhet lënë që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe gjykatat demokratike, sipas tij, nuk merren me fjalë dhe me thashetheme.
Edhe Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar që vendimi i Gjykatës së Hagës të mos paragjykohet. Sipas tij, ky është presion që po i bëhet kësaj Gjykate. Ai ka e ka cilësuar ate si “përzierje në punët e drejtësisë dhe në qasjen e marrjes së vendimeve”, ka thënë Shala.
Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata e Hagës që të mos ndikohet nga presioni i Serbisë në vendimin për Ramush Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Ndryshe, Gjykata e Hagës pritet që më 29 nëntor të japë verdiktin për ish-Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












