Lajme
Caritasi zviceran investon në shkollat e Gjakovës
Komuna e Gjakovës nënshkruan marrëveshje me Zyrën e Caritasit zviceran për investime në tri shkolla, që kap shifrën 12 mijë euro
Përfaqësuesit e Komunës së Gjakovës dhe ata të Caritasi Zviceran kamë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për investim në disa shkolla të komunave gjakovare. Marrëveshja parashikon që Caritasi, Zyra në Kosovë, të investojë në inventarin e katër paraleleve të katër shkollave.
Marrëveshje është nënshkruar nga kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila dhe nga Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit, si dhe nga dy zyrtarët e Zyrës së Caritasit në Kosovë, Kreshnik Basha dhe Albert Bakalli.
Investimet e Caritasit shkojnë në shkollën “Zekeria Rexha”, “Mustafa Bakija” dhe “Emin Duraku” gjenden në qytet, dhe në shkollën e Dujakës.
“Është investim i rëndësishëm për fëmijët parashkollor dhe për edukuesit, dhe se me nënshkrimin e këtij projekti ne shprehim gatishmërinë tonë se jemi të gatshëm edhe për projekte tjera katërvjeçare për investime në projektet parashkollore”, deklaroi Mimoza-Kusrai-Lila.
Ndërsa Kreshnik Basha, menaxher i Zyrës së Caritasit në Kosovë, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka pohuar se është një pako e përgatitjes për edukim parashkollor dhe se njiherit hapen mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë.
Në këtë kontest, Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka thënë se do bëhet identifikimi i klasave tjera parashkollore dhe ka përshëndetur këtë hap të parë.
Ndërkaq, Albert Bakalli, përgjegjës për projekte në Zyrën e Caritasit në Kosovë ka bërë të ditur se vlera e projektit për një klasë është prej 2.700 deri në 3.000 euro, që nënkupton se investimet e përgjithshme për këto katër klasë janë deri në 12.000 mijë euro.
Punimet në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të fillojnë javën tjetër.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











