Futboll
Cana: Zbulova problemin me zemrën, por doja të luaja në Euro 2016
Ai tha se në 2015-ën kur ishte lojtar i Lazios, ishte diagnostikuar me sëmundje të muskujve të zemrës
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, në një intervistë të dhënë për “Oh my Goal”, ka folur për gjëra të ndryshme të rrugëtimit të tij si futbollist.
Cana ka zbuluar edhe gjëra, të cilat kurrë më parë nuk i kishte bërë me dije si atë të problemeve shëndetësore në vitin 2015.
Ai tha se në 2015-ën kur ishte lojtar i Lazios, ishte diagnostikuar me sëmundje të muskujve të zemrës, transmeton albinfo.ch.
“Në vitin 2015 u diagnostikova me një sëmundje të muskujve të zemrës. Kisha mbetur një vit nga kontrata ime me Lazion, isha 32 vjeç. Kisha ardhur nga një sezon i mrekullueshëm në Romë: kishim përfunduar të tretët në ligë dhe në kampionat. Finalja e Coppa Italia. Kisha kaluar një pjesë të mirë të sezonit me De Vrij në qendër të mbrojtjes dhe në fund u zbulua ky problem. U gjenda në një situatë krejtësisht të re që nuk e njihja më parë”, tha Cana.
Ish-kapiteni zbuloi se nuk kishte dashur të tërhiqej nga futbolli pasi donte të arrinte edhe kualifikimin e ekipit kombëtar në Euro 2016, gjë që e realizoi.
“Nuk doja të ndalesha, sepse kishte ende një gjë që doja të arrija në karrierën time: kualifikimin e ekipit tim kombëtar për një turne të rëndësishëm, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë. U afruam shumë sepse na kishin mbetur edhe katër ndeshje, ato të shtatorit dhe tetorit. Nëse do të isha gjetur në të njëjtën situatë një vit më vonë, në vitin 2016, do ta kisha mbyllur menjëherë karrierën, sepse kardiologët nuk donin të vazhdoja dhe më këshilluan menjëherë të ndaloja”, tha ai.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













