Sport
Cana largohet nga Nantes
33-vjeçari, sipas mediave franceze është zhdukur nga radarët e klubit dhe do të rikthehet vetëm në fundin e kësaj jave, për të diskutuar të ardhmen
Edhe pse nën kontratë deri në qershor të vitit 2017, Lorik Cana duket se e ka vendosur, edhe pse njëanshmërisht, të mos aktivizohet më me Nantes për sezonin që vjen, shkruan albinfo.ch.
33-vjeçari, sipas mediave franceze është zhdukur nga radarët e klubit dhe do të rikthehet vetëm në fundin e kësaj jave, për të diskutuar të ardhmen.
Në profilin zyrtar të “kanarinave” në “Instagram”, para pak ditësh u pa një urim special për ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, çfarë tregon se marrëdhënia me ekipin është ende e mirë. Por Loriku, që garanton edhe disa vite në futbollin profesionist, kërkon një kontratë afatgjatë larg Francës.
Edhe vetë presidenti i skuadrës franceze ka konfirmuar se Cana nuk do të jetë më pjesë e Nantes. “Është shumë e thjeshtë. Lorik Cana kërkon të luajë jashtë dhe është në negociata me disa klube. Ai nuk do të kthehet, pasi kërkon një kontratë për tre ose katër sezone. Ne duhet ta mirëkuptojmë Lorikun, pasi kjo mund të jetë negociata e fundit në karrierën e tij. Cana ishte shumë i ndershëm me ne dhe na tha se po kërkon një ekip të ri”, tha presidenti i Nantes, Valdermar Kita.
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











